Marijuana, fotot e monitorimit
nga ajri mbi Qarkun Gjirokastë

Marijuana, fotot e monitorimit <br />nga ajri mbi Qarkun Gjirokastë
TIRANE - Policia e Gjirokastrës ka publikuar fotot e monitorimit investigues që po zhvillon mbi të gjithë territorin e qarkut së bashku me ekspertë italianë si pjesë e planit parandalues të kultivimit të bimëve narkotike.

Monitorimi nga ajri ka nisur rreth orës 10:00 të mëngjesit e ka zgjatur deri në orën 14:00, kur një helikopter i interforcës italiane me mjete speciale vëzhgimi, së bashku me një ekip të policisë së Gjirokastrës, është përpjekur të evidentojë parcela të kultivuara me marijuanë.

Monitorimi ka përfshirë të gjitha komunat e qarkut Gjirokastër duke filluar nga komuna Lazarat, Zagori, Picar, Cepo, Odrie, Kurvelesh, Buz , Lopëz, Çarshovë, Frashër, njoftoi policia vendase.
lz
Ky është monitorimi i dytë brenda harkut kohor 10 ditor, ndërsa i pari u krye mbi fshatin Lazarat para disa ditësh nga një avion special italian me ekip të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Monitorimi ka përfunduar pa incidente apo reagime nga toka ndërsa tani forcat e rendit do të analizojnë pamjet e regjistruara.
lz
Helikopterë të policisë italiane janë impenjuar në aktivitete zbulimi të parcelave me marjuanë në Shqipëri shumë viteve më parë. Ky aktivitet u ndërpre në vitin 2004 pasi një helikopter u qëllua me kallashnikov ndërsa ishte në fluturim mbi fshatin Lazarat, zonë e konsideruar simbol i kultivimit të marijuanët. Që atëherë, misionet e përbashkëta italo-shqiptare rifilluan pranverën e këtij viti.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shpërthejnë protestat në Gjermani pas sulmit terrorist, qytetarët kërkojnë dëbimin e refugjatëve: Emigracioni vret

Shpërthejnë protestat në Gjermani pas sulmit terrorist, qytetarët kërkojnë dëbimin e refugjatëve: Emigracioni vret