Marijuana nisej për në Greqi me
kamionët bosh presohej në Tiranë

Marijuana nisej për në Greqi me<br />kamionët bosh presohej në Tiranë
TIRANE- Kapja e 250 kg marijuanë në Greqi, pas operacionit të përbashkët mes 2 prokuorive, shënon një risi në praktikat hetimore mes ekspertëve të 2 shteteve. Për javë me radhë prokurorët e Selanikut dhe ata të Krimeve të Rënda ndoqën 10 anëtarët e rrjetit që trafikonte marijuanë përmes hapësirave boshe të kamionëve, duke e dërguar në Greqi. Burime të mirëinformuara pranë grupit hetimor thanë për “Shqiptarja.com” se për disa javë metodat speciale të hetimit siguronin që kësaj radhe droga të sekuestrohej.

Gjashtë shqiptarë u kapën, ndërsa tjetri që nuk ndodhej në atë makinë, Erion Velo, mundi të arratisej, bashkë me 2 grekë. Bashkëkombasi i këtij të fundit, Georgios Kyriakos Moysidis, u arrestua në Selanik bashkë me 2 shqiptarë, ndërsa 4 të tjerë u kapën në Shqipëri. Policitë e të 2 vendeve, që kryen operacionin “Parking 90”, ekzekutuan urdhër-arrestet e prokurorëve. Pala greke e akuzës kishte marrë informacion nga homologët shqiptarë rreth grupit që blinte marijuanë në Lazarat dhe e dërgonte në Selanik me kamionë.

Dosjet u plotësuan në kohë dhe droga u kap përmes praktikës së “dorëzimit të kontrolluar”, gjë e cila thuajse nuk ekziston në historikun e bashkëpunimit në nivel ekspertësh mes nesh dhe Greqisë, pasi me Italinë apo vende të tjera ka pasur të tilla raste. Burimet shtuan se droga pasi blihej në Lazarat, presohej në Çekrezë të Tiranës, ku edhe paketohej. Prej aty marijuana sistemohej në hapësirat e kamionëve që niseshin bosh drejt tokës greke, vetëm me një shofer, ku malli u dorëzohej pritësve.

Rëndësia e këtij aksioni, ku u kap edhe Edmond Kabashi, Juljan Bedollari, Fadil Demal, Gentian Dervishi, Ergest Prifti dhe Ezmir Jauri, qëndron në faktin se, prokurorët grekë patën mirëkuptimin për t’i cilësuar si palë të barabartë homologët e tyre në Shqipëri dhe për t’u grumbulluar atyre sa më tepër prova për të shkatërruar këtë grup të përbashkët kriminal. Në dukje, ky rrjet kriminal kishte ngritur biznesin e një pike shumice në Greqi, ku dërgonte kamionë bosh, për t’u kthyer plot me mall.

Por e vërteta ishte që në të dyja rastet makinat kishin ngarkesë. Nesër pritet të jepet edhe masa e arrestit ndaj anëtarëve të këtij grupi dhe pala e akuzës thotë se ka përgjime, apo fotografi që i ipmlikojnë tërësisht të gjithë të akuzuarit.

Shkrimi u publikua sot (11.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim