Marijuana, Policia shtrin edhe
në veri monitorimet nga ajri

Marijuana, Policia shtrin edhe<br />në veri monitorimet nga ajri
TIRANE - Policia e Shtetit vazhdon që prej datës 4 korrik operacionet e monitorimit nga ajri, pjesë e përpjekjeve të saj në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Fluturimet, të zhvilluara në bashkëpunim të ngushtë me policinë italiane, janë shtrirë nga jugu, ku theksi është vendosur mbi fshatin Lazarat, e deri në veri në zonat e Vaut të Dejës.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në veri të vendit mësohet se autoritetet shqiptare dhe ato italiane kanë arritur të identifikojnë 4 zona të kultivuara me bimë narkotike. Ato janë Mazreku, Bashkia e Vaut të Dejës, zona e Shkrelit dhe Guri i Zi.

Gjatë këtij operacioni është ndërhyrë edhe nga toka, falë përfshirjes së forcave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër dhe atyre të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat u mbështetën edhe nga një helikopter i Policisë së Shtetit. Për transportin e tyre në këtë zonë të vështirë u vunë në dispozicion dy mjete lundruese. Në përfundim të tij u bë i mundur asgjësimi i sipërfaqes së mbjellë me rreth 1.000 bimë narkotike kanabis sativa, ndërsa është identifikuar autori dhe nga strukturat e policisë vazhdon puna për kapjen e tij.

Ndërsa në jug të vendit, në monitorimet e ditës së sotme, ka marrë pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj. Gjatë një prononcimi për mediat dhënë në Aeroportin e Rinasit, në pranie dhe të zv/ambasadorit Italian në Tiranë, Giuseppe Berlendi, Burgaj tha se situata e kultivimit të lëndëve narkotike në vend është shumë herë më pozitive krahasuar me vitet e mëparshme.

“Jam këtu së bashku me Zv/ambasadorin italian dhe një herë dua të ripërsëris vendosmërinë tonë, transparencën tonë për të identifikuar çdo bimë narkotike që kultivohet në vendin tonë dhe sigurisht jemi shumë të vendosur për të luftuar këtë krim e vitin e ardhshëm do të vijojmë përsëri, në sajë të kësaj pune do të ketë më pak trafik ndërkombëtar të kanabis sativa, do ketë më pak përdorues droge e hashashi në shkolla, do ketë më pak të arrestuar për këtë çështje. Ne
do të bëjmë të pamundurën që Shqipëria të dalë përfundimisht nga harta e kultivimit të kanabis sativa”, tha Burgaj.

Kreu i Policisë shqiptare foli për një “ndihmë shumë të madhe të Qeverisë Italiane e Policisë së Shtetit Italian për Policinë Shqiptare në luftën e përbashkët kundër drogës” ndërsa shtoi se “do të vijojmë përsëri dhe në të ardhmen bashkëpunimin në luftë kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme”.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë

Zhupa: Vrasjen paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë