/ATSH-DPA/ - Marina kineze filloi sot manovrat usharake në Detin e Kinës Lindore.
Stërvitja 10-ditore vazhdon në një kohë kur tensionet mbi sovranitetin e Detit të Kinës Lindore janë rritur së tepërmi.
Shumë vende aziatike, ku përfshihen Filipinet, Vietnami dhe të tjera pretendojnë juridiksionin mbi ujërat dhe të ishujt aty.
"Gjatë stërvitjes, Kina nuk do lejojë asnjë anije të hyjë në zonën e saj bregdetare", njoftoi Administrata për Sigurinë Bregdetare të Kinës sipas agjencisë kineze të lajmeve, Hsinhua.
Fundjavën e kaluar, admirali Skot Suift, komandanti i Flotës Amerikane të Paqësorit, mori pjesë në një udhëtim vëzhgimi prej shtatë orësh mbi Detin e Kinës Lindore, një shenjë kjo e rritjes së shqetësimit të SHBA-së rreth ujërave në konflikt, raportojnë mediat.
/Shqiptarja.com