Në dy herët e fundit që ka marrë pjesë në këtë emision, ai është vënë në siklet. Mbrëmjen e djeshme, pas takimit për çerekfinalet e Europianit mes Gjermanisë dhe Italisë, moderatorja Marina Vjollca e ka prezantuar atë si kryetar të FRPD-së (Forumit Rinor të Partisë Demokratike), në vend që të thoshte "FRD" (Fryma e Re Demokratike).
Topi, në rolin e të ftuarit u përpoq ta kalonte me humor këtë "gafë" duke i thënë se i falet gjithçka pas ndeshjes së fituar nga Gjermania ndaj Italisë, ku siç dihet biondja e ekranit është fanse e "pancerave".
Në të njëjtin emision, rreth një muaj më parë, një prej të ftuarve, ish banorja e Big Brother, Xhensila Pere tha se Bamir Topi është deputet i Partisë Demokratike.