INDI - Autoritet në Indi thanë se është i papranueshëm vendimi i Italisë për të mos i ekstraduar dy marinarët e saj në Indi duke pretenduar se gjykimi ndaj tyre do të zhvillohet në Itali.

Kryeministri Manmohan Singh tha se do ta diskutojë çështjen me Ministrin e Jashtëm dhe se "qeveria indiane do ta shikojë akoma më thellë këtë çështje".

Gjykata e Lartë e Indisë kishte lejuar, që të dy marinarët të ktheheshin në atdhe për Krishtlindje për të votuar në zgjedhjet e shkurtit dhe për t’u rikthyer sërish.

Massimiliano La Torre dhe Salvatore Girone akuzohen nga India për vrasjen e dy peshkatarëve indianë në jug-perëndim të brigjeve të Indisë vitin e kaluar.

Ministria e Jashtme Italiane në një deklaratë për autoritetet indiane tha se India ka shkelur ligjet dhe konventat e OKB-së pasi incidenti ka ndodhur në ujëra ndërkombëtare.

Ndërsa pas arrestimit nga autoritetet indiane ata thanë se kishin ngatërruar anijen e peshkatarëve me piratët somalezë, që veprojnë në të njëjtat ujëra.

Për disa analistë ky rast mund të shndërrohet në një krizë diplomatike dhe rrezikon prishjen e marrëdhënieve mes Italisë dhe Indisë.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)