Marinsi i shkolluar në Rusi për Report Tv: Lufta e Putin e padrejtë, nuk e ndaloj djalin të mbrojë Ukrainën

Vjonjati 94-vjeçar Seit Jonuzaj ruan kujtimet më të bukura nga Rusia e viteve 1950-të ku kreu studimet në Akademinë e Marinës.

“Nga viti 1948-1952 kam kryer studimet e Akademisë së Marines në Azerbajxhan dhe nga ‘55-‘57 kualifikim pasuniversitar në Leningrad. Unë mbaj mend se rusët ishin njerez shumë dashamirës e miqësor, sidomos me ne shqiptarët”, thotë Jonuzaj.

Sot kur gjithë bota sheh me ankth agresionin rus ndaj Ukrainës, Jonuzaj rreshtohet kundër Rusisë, për shkak të politikës së mbrapsht të Presidentit Putin.

“Agresioni kundër Ukrainës është prelud i luftës së tretë botërore. Lufta që ka shpallur Putin është e padrejtë”, vijoi ai.

Jonuzaj shprehet se nuk do ta ndalonte të birin, i cili është pjesë e Flotës Detare të Pashalimanit të shkonte në lufte, gjithnjë nëse organizimi ushtarak do të bëhej nga NATO, ku vendi ynë aderon.

“Nëqoftëse e thërret shteti për të luftuar në Ukrainë djali im do të shkonte, unë s’do ta pengoja. Nëse do jetë organizim shtetëror”, tha Jonuzaj.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Davaj: 26/02/2022 00:17

    Tregoji Rames se si mund te beje leke nga organizimi shteteror qe thua dhe do e shohesh “vrullin” kryeministror per te “ndihmuar” ukrainen. Nese ndodh, jepi ca leke birit tend se mos i mbarojne sapo te kaloje kufirin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen