Marine Le Pen, ose gjaku nuk
bëhet ujë/Nga Brizida Gjikondi

Marine Le Pen, ose gjaku nuk<br />bëhet ujë/Nga Brizida Gjikondi
Në Prill-Maj janë zgjedhjet Presidenciale në Francë, Marine Le Pen konsiderohet deri tani si një ndër kandidaturat potenciale, kjo jo vetëm për shkak të fushatës virtuale të mirë strukturuar me të cilin ajo po sulmon rrjetet dhe aplikacionet por dhe për shkak të fushatës me mesazhe agressive që po ben duke imituar pak a shumë fushatën e freskët të Donald Trump.

Fushata e saj në vija të trasha konsiston në, daljen e Francës nga Bashkimi Evropian, heqja e Euros si monedhë, largimi nga NATO, masa të ashpra kundër emigracionit etj.

Karriera politike e 49 vjeçares Le Pen eshte shoqëruar nga zik zake, zik zake të cilat shpesh e kanë cuar pranë fitores por nuk ja kanë dhënë dot atë. Kjo ndoshta për shkak se pavarësisht ajo përpiqet të zgjoj sedrën dhe krenarinë tek francezët historikisht paksa fodullë, ata mbeten mosbesues ndaj origjinës së saj politike dhe familjare.

Ajo përpiqet të distancohet nga pasunarët e së djathtës dhe të së majtës, ajo kërkon që nën strehën e nacionalizmit francez të sigurojë mandatin e saj si Presidente dhe të krahut të saj të djathtë si Kryeministër. Por ndërkohë ajo nuk arrin dot të fsheh qasjen e saj pro ruse, sposonsorizimet financiare të qeverisë së Putinit kundrejt forcës politike që ajo përfaqëson, dhe agresivitetin që ka ndaj BE dhe NATO.

Piruetat politike dhe skandalet që i janë dashur të përballojë për të arritur deri aty ku është ajo i ka paguar më cdo cmim dhe kosto morale, qoftë duke u përballur in extremis me krijuesin e saj si gjenetik dhe politik, Babain e saj. Përballje që për mendimin tim ka qënë më shumë egoziëm përzjerë me mosmirënjohje se sa një qëndrim moral politik, dhe ky fakt u vërtetua jo më larg se dje.

Dje, ajo në vazhdën e deklaratave të saja me thelb fashist dhe ngjyrim nacionalist u shpreh se kur të vinte në pushtet do anullonte njohjen si shtet të pavarur të Kosovës etj etj, këto deklarata nuk ndryshojnë shumë nga ato të babait të saj biologjik dhe politik që ajo tashmë ka bërë hasha, disa herë ai ka përsëritur se dhomat e gazit të shfarosjes në masë ishin thjesht një detaj i vogël i luftës së Dytë Botërore.

Origjina e tij politike nga bashkëpuntorët e nazizmit të qeverisë Vichy, orientimet e tij anti-Semite, nuk përbëjnë një surpizë për kë njeh rrugëtim e tij politik prej 1972 kur e bija ish thjesht 4 vjec deri më sot që Zhan Mari Le Pen e shikon veten të përjashtuar nga Partia që vetë krijoi dhe për më tepër i përjashtuar nga e bija.

Distancimi i saj publik nga deklaratat e të jatit dhe masat ekstreme që u morrën ndaj tij tashmë rezultojnë false dhe hipokrite. Sinqeriteti dhe nostalgjia naziste e të jatit rezulton më burrërore se hipokrizia e së bijës, e cila me deklarat e fundme publike kundër Kosovës martire vërtetoi se vërtet gjaku sbëhet ujë. Rusia tashmë po punon jo vetëm në zemër të Ballkanit por dhe në zemër të Evropës për të rritur pushtetin dhe territoret e saj.

Heshtja e Bashkimit Evropian dhe lidërve shqiptarë mbas këtyre deklaratave që unë do i quaja qartë dhe pastër kriminale, do ish jo vetëm një përkrahje dhe stimulim i krizës në Ballkan dhe Rajon por do ish dhe një shkërmoqje e vlerave dhe paqes, që parardhësit e shquar të ndërtimit të BE’së kanë kontribuar.

Franca e Zhan D’Arkut dhe De Golit kurrësesi nuk mund të bëhet Franca e nxitjes së luftrave dhe konflikteve ndëretnike. Franca përherë ka bërë diferencën në vlerat e njerëzimit, dhe përherë për mirë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Gazetarja Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Lidhja mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve

Operacioni i SPAK/ Gazetarja Banushi te ‘5 Pyetjet’: Fetahu përdorte bandat për të goditur gazetarët! Prençi: Lidhja mes Suel Çelës dhe prokurorëve e gjyqtarëve