Marinotti dhe Romano, virtuozët
italianë nostalgji për Shqipërinë

Marinotti dhe Romano, virtuozët<br />italianë nostalgji për Shqipërinë
Dy nga emrat më të njohur të muzikës italiane klarinetisti Giovanni Marinotti e dirigjenti Pierro Romano janë bashkuar me violinisten Didi Tartari në koncertin e së mërkurës në katedralen e Shën Palit në Tiranë.

Koncerti i dirigjuar nga Piero Romano dhe i shoqëruar nga orkestra ICO della magna Grecia është mirëpritur nga artdashësit shqiptarë dhe të huaj me duartrokitje të njëpasnjëshme.
 
Klarinetisti Marinotti dhe violinistja Tartari kanë emocionuar të pranishmit me tingujt e kompozitorëve të shquar Paisello, Rossini, Bach e Presicci.
  
Dirigjenti Romano që ka drejtuar orkestra që nga Italia deri në Shqipëri, Amerikë, Spanjë, Francë, Austri, Zvicër, të befason kur shprehet se dalja e tij e parë jashtë kufijve në Shqipëri është shënuar me ardhjen në vendin tonë.
 
“Së pari ideja për këtë koncert është nxitur nga fakti se unë kam një kujtim të largët nga Shqipëria, që është territori i parë i huaj që unë kam shkelur në rininë time të hershme. Atëherë kam qenë i prekur nga mikpritja e shqiptarëve. Dhe kur më lindi ideja për këtë aktivitet që të përcillja në Ballkan muzikë klasike, gjëja e parë ishte ta nisja nga Shqipëria. Dhe kështu bëra duke bashkëpunuar edhe me violinisten Tartari. Ne gjithashtu jemi sërish këtu me një program nga Pulia, dhe për këtë falënderoj edhe Besim Petrelën dhe shoqatën “Syri Blu” që na mundësuan këtë koncert.”
 
Përveç emocioneve që i fali publikut në sallë, Giovani Marinotti nuk do të na befasonte vetëm me performancën e stilizimet frymëzuese në klarinete, por edhe që kishte origjinë arbëreshe.
 
“Unë jam pjesëtar i orkestrës që drejtohet nga Romano. Për mua është kënaqësi që do të marr pjesë në tre ditë koncertore në Tiranë, në Durrës dhe në Shkodër.
Në përgjithësi unë interpretoj muzikë klasike, por nuk mungojnë edhe disa motive folklorikë. Unë e kam një pjesë të origjinës sime nga arbëreshët e Italisë. Gjyshërit e mi kanë qenë nga San Giuseppe, pranë Castriota. Mbaj mend që ata flisnin pak shqip”, wshtw shprehur Marinotti.
 

Ndërsa Didi Tartari vlerëson bashkëpunimin me artistët.
 
Ky koncert mbresëlënës është mbështetur edhe nga Ambasada Italiane dhe Instituti Italian i Kulturës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com    

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë