Mario Mitaj është zbulimi i Sylvinho në kombëtaren shqiptare të futbollit. Mbrojtësi 20-vjeçar luan për Lokomotivën e Moskës dhe ka një kontratë me rusët deri në verën e 2027.
I rritur në moshat e AEK-ut të Athinës, djaloshi kuqezi kaloi një vit më parë në Moskë për vlerën e 3 milionë eurove. Këtë sezon në elitën e Rusisë ai ka luajtur gjashtë ndeshje, teksa më shumë minuta ka marrë me Kombëtaren.
Trajneri Sylvinho ka pikasur talentin e mbrojtësit, duke i besuar në ndeshjet e fundit krahun e majtë të prapavijës. Rezultati? Thuajse perfekt. I pakalueshëm në dyluftime dhe me një sens të lartë orientimi, Mitaj duket si një lider i lindur, me kuqezinjtë që duket se për 15 vitet e fundit kanë siguruar fashën e majtë.
Jo më kot, mbrojtësi është përzgjedhur mes pesë talenteve më të mirë U-21 në ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2024. "Who Scored" bën me dije se Mitaj është ndër lojtarët e rinj që luajti më shumë minuta në kualifikuese (250), teksa e ndan vendin e katërt me francezin e Real Madrid, Edouardo Camavinga, me një vlerësim 7,23.
Me Mitajn në fushë, Shqipëria ka arritur të mbajë tre herë portën të paprekur dhe ka arritur katër fitore dhe një barazim, duke kryesuar grupin e saj kualifikues dhe është vetëm një hap larg kualifikimit në “Gjermani 2024”.
Vendi i parë - Rasmus Hojlund (Manchester United, Danimarka)
Vendi i dytë - Conor Bradley (Liverpool, Irlanda e Veriut)
Vendi i tretë - Benjamin Sesko (Leipzig, Slloveni)
Vendi 4 dhe 5 - Mario Mitaj dhe Edouardo Camavinga
Mario Mitaj me fanellën kuqezi
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2100
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mario Mitaj bind arabët në pak muaj, gati milionat për klubin rus
24 Janar, 14:41
-
Spikat derbi i kryeqytetit, Vllaznia pret kampionët në fuqi! Agjenda e raundit të 22-të në Superligë, dy debutime trajnerësh
24 Janar, 12:17
-
Disiplina e FSHF dënon me 200 mijë lekë gjobë Elbasanin, Besa edhe 2 ndeshje pa tifozë! Pezullohet dënimi i 3 futbollistëve të Ilirisë dhe zyrtarit të Tomorit
23 Janar, 18:40
-
Po mahnit Anglinë, Rocco Vata ndiqet nga Man. United! Drejtoria teknike në FSHF është 'në gjumë'
23 Janar, 15:32
-
Mario Mitaj lë në hije Benzemanë, shpallet më i miri i ndeshjes te Al Ittihad (VIDEO)
23 Janar, 13:57
-
Sylvinho në stadium, Asllani dhe Laçi shkëlqejnë në Champions League
23 Janar, 09:13
-
Botërori 2026/ Pak orë nga dalja në treg, shiten të gjitha biletat e tifozëve shqiptarë për ndeshjen Angli - Shqipëri
21 Janar, 20:21
-
Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, durrsakët gjejnë trajnerin e ri
21 Janar, 16:14
-
Kupa e Shqipërisë/ Mësohen katër ndeshjet çerekfinale! Partizani gjen Laçin, AF Elbasani luan me Vllazninë
17 Janar, 11:11
-
Kushtet atmosferike, shtyhen dy ndeshjet e Kategorisë së Parë! Agjenda e javës së 19-të
16 Janar, 14:53
-
Ndërron jetë Sabah Bizi, legjenda e futbollit shkodran dhe Kombëtares! Vllaznia homazhe në stadiumin 'Loro Boriçi'
16 Janar, 13:52
-
Vllaznia nuk gjen paqe nga borxhet, FIFA i bllokon sërish merkaton
15 Janar, 08:55