Mario Monti, pas mbarimit të afatit si kryeministër i qeverisë teknike kishte pohuar se nuk do të bënte më koalicion me asnjë parti. Pas qeverisjes së tij për rreth një vit dhe pasi deklaroi se qeveria e tij e përkohshme shpëtoi Italinë nga shkatërrimi, tashmë është koha për të rinovuar edhe politikën.
Lajmi qarkulloi në media që me datë 26 dhjetor, lajm që ai e bëri të ditur në rrjetin social Twitter. Konfirmimi zyrtar i tij erdhi ditën e djeshme, ku ai pohoi se do të jetë kandidat i polit të qendrës për Kryeministër përballë Silvio Berluskonit. Gazeta Vatikani mbështeti vendimin e Montit për t'u kthyer si kryeministër.
Gjatë takimit me gazetarët ai përshkroi 13 mujorin e qeverisjes së tij dhe gjithë përparimet që kishte bërë në vend, duke theksuar këtu reforma në ekonomi, moshës së pensioneve e gjithashtu ka rritur investimet e huaja në vend.
Ai ka shfrytëzuar këtë takim për të bërë fushatë, për postin e ri që dëshiron të ketë në politikë. Nëse Koalicioni i Qendrës do të jetë i suksesshëm Monti mund të fitojë postin e kryeministrit.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com