‘Mariupol po bie’, rusët thonë se 1000 ushtarë të tjerë ukrainas janë dorëzuar! Kievi: Betejë trup më trup në qytet

‘Mariupol po bie’, rusët thonë se 1000 ushtarë të tjerë ukrainas janë dorëzuar! Kievi: Betejë trup më trup në qytet

Të tjera informacione nga beteja e Mariupolit. Sipas rusëve, më shumë se një mijë marinsë ukrainas janë dorëzuar në Mariupol, qyteti port i cili, me rezistencën e tij, e ka penguar deri tani Moskën të përfundojë një korridor tokësor vendimtar midis Donbasit dhe Krimesë. Por ushtria e Kievit, e cituar nga BBC, raporton se luftimet vazhdojnë ende në fabrikën e çelikut Azovstal, ku janë barrikaduar forcat ukrainase të mbijetuara.

Në orët e kaluara, Brigada e 36-të e Marinës kishte postuar video dhe mesazhe duke njoftuar se momenti i vdekjes apo kapjes është afër: “Mungojnë ushqime dhe municione, kemi bërë gjithçka të mundshme dhe të pamundur por jemi të rrethuar”. .

Rënia e Mariupolit do të shënonte pushtimin nga trupat e Moskës të qytetit të parë të madh ukrainas që nga fillimi i pushtimit. Sipas kryetarit të bashkisë së Mariupol - i cili dje foli për mbi 20,000 civilë në qytetin e tij - ka mbi 100,000 njerëz ende në pritje të evakuimit.


Lajmi kryesor:

Telefonatë Biden-Zelensky: 800 mln dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën! SHBA akuza Putinit për gjenocid, reagon Kremlini: E papranueshme


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’

Shpejtësi, alkool e celular në timon, rreth 9 mijë gjoba për një javë në Tiranë! Rrugorja bën ‘blinacin’