
Serhiy Orlov, nënkryetar i bashkisë së Mariupolit, duke folur në një videokonferencë tha se Mariupoli është Hiroshima e dytë, vetëm se po shkatërrohet goditje pas goditje, cdo ditë.
«Gjysma e bombave që ranë në Ukrainë iu drejtuan Mariupolit. 90% e qytetit, shtëpitë e tij dhe dy infrastruktura janë dëmtuar ose shkatërruar. Është një Hiroshima e dytë. Në ndryshimin nga Hiroshima, e cila u shkatërrua në një ditë të vetme, Mariupoli po ‘shuhet’ ngadalë. Numri i qytetarëve që kanë humbur jetën deri tani është mbi 3 mijë, por statistikat tona nuk janë të sakta. Qyteti ynë çdo ditë vihet në shënjestër nga katër anije luftarake. Ajo që ne vuajmë është gjenocidi. Vladimir Putin dhe ushtria e tij po kryejnë krime kundër njerëzimit”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Kremlini: Përdorimi i armëve bërthamore, vetëm nëse rrezikohet ekzistenca e Rusisë! SHBA: Të enjten sanksione të reja! Zelensky flet në parlamentin italian: Mariupoli, si të imagjinoni Xhenovën të shkatërruar












