Mariza Ikonomi: S’e harroj kurrë
kur më zgjodhe mua Profeso

Mariza Ikonomi: S’e harroj kurrë<br />kur më zgjodhe mua Profeso
Këngëtarja Mariza Ikonomi, e cila vite më parë bashkëpunoi me artistin e njohur Françesk Radi për këngën ‘Telefonatë zemrash’ shpreh dhimbjen për humbjen kantautorit.
 
Në një status në faqen e saj në Instagram, Mariza kujton profesorin e saj dhe momentin kur ai e zgjodhi për të bashkëpunuar.
 
“Eh profesor i dashur…Nuk e harroj kurrë momentin kur erdhe në pallat të pionierit dhe kërkojë një vajzë të vockël për të kënduar këngën “Telefonatë Zemrash”. Nuk e harroj kurrë momentin kur më zgjodhe mua. Vërtet më zgjodhe mua por edhe unë të zgjodha ty, që kur pashë tek ty një artist te madh me një profesionalitet të hekurt dhe një zemër të pastër e të kulluar si ajo e një fëmije ashtu siç isha edhe unë. Mezi prisja orët e provave që të këndoja këngën. Ajo këngë vërtet ishte dhe mbeti një thirrje e bukur zemre dhe sot rreh edhe më fort në zemrën time dhe vazhdon këndon… A mund t’ia shuajmë diellit atë zjarr, a mund t’a shterim një oqean, Ashtu nuk treten edhe ndjenjat e mia për ty, le të jemi sado larg profesor, mik i dashur…”,
ka shkruar Ikonomi.

radi ikonomi

ikonomi radi

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë