Marjan Gryka: Saliu sulmon
Metën që t'i shpëtojë burgut 

Marjan Gryka: Saliu sulmon<br />Metën që t'i shpëtojë burgut 
TIRANE- Në kushtet e një situate të tensionuar politike në vend, Marjan Gryka, ish- truproja e Azem Hajdarit, njëherësh kreu i shoqatës me të njëjtin emër akuzon ish-kryeministrin Sali Berisha si urdhëruesin e të gjitha vrasjeve në Shqipëri.

Në pjesën e parë të një interviste për gazetën “Shqiptarja.com” Gryka nuk ngurron të shprehet se Berisha si një agjent i UDB në Shqipëri, ka dorë në të gjitha vrasjet, që nga Arben Broci e Azem Hajdari, duke vijuar me Remzi Hoxhën, deputetin socialist Fatmir Xhindi, por dhe njeriun që e sfidoi brenda në PD Sokol Olldashi e deri te krimi i djalit të tij në Gërdec si dhe vrasjet e 21 janarit.

Ai thotë se të gjithë njerëzit e Berishës që kanë kryer vrasjet politike, ose janë futur në Kuvend dhe kanë marrë drejtimin e tij, ose kanë ngritur biznese të fuqishme dhe janë njerëzit më me lekë në Shqipëri. Ish-truproja e Hajdarit akuzon Berishën se po sulmon Ilir Metën vetëm e vetëm për të shpëtuar veten dhe familjen e tij të zhytur në krime nga burgu, pasi është e vetmja alternativë që i ka mbetur për të mos i lënë trashëgim familjes së tij të gjitha krimet politike që ka kryer gjatë këtyre 25 viteve të hyrjes së tij të dytë në politikë dhe dominimin e jetës politike të postkomunizmit në Shqipëri.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara