TIRANE-Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë paditur në Prokurori nga ish- agjenti i shërbimit informative kombëtar Marjan Rroku.
Tetë muaj pasi gjyqtarët Kushtetues rrëzuan pretendimet e
Marjan Rrokut për të rigjykuar procesin e tij nga e para, këta të fundit janë paditur për shpërdorim detyre.
Burime për ReportTv bëjnë me dije nga Prokuroria e Përgjithshme pas shqyrtimit të padisë hetimet për trupën e Gjyqtarëve Kushtetues janë pushuar pasi nuk është vërejtur asnjë element i veprës penale.
Por me këtë vendim nuk ka qenë dakord Marjan Rroku dhe ka vazhduar betejën e tij ligjore tashmë duke paditur në gjykatë vendimin e akuzës për pushimin e hetimeve.
Siç dhe shihni në këtë faksimile të siguruar nga ReportTv seanca e parë me paditës Rrokun dhe të paditur Prokurorinë e Përgjithshme mbahet më 6 shkurt 2017 ora 10:00.
NgjarjaNë 2001 Rroku vrau Alda Canin e nënën e saj dhe pas krimit u arratis në Amerikë nga ku u arrestua e më pas ekstradua në Shqipëri ku aktualisht vuan dënimin me burg përjetë dhënë ndaj tij në mungesë në vitin 2002 nga Gjykata e Tiranës.
Marjan Rroku kërkoi lirinë dhe rigjykimin e tij dhe nga shkalla e parë e dhomës penale në Tiranë por të gjitha kërkesat e tij përfshi dhe rekursin në Gjykatën e Lartë deri më tani janë rrëzuar.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kur Berisha drekonte me Xhorxh Soros, Filantropi: Jam shumë i lumtur që njerëz të mbështetur nga fondacioni, janë të asociuar edhe me Saliun (VIDEO)
28 Janar, 22:43
-
New York Times: Vuçiç 'sakrifikoi' kryeministrin që të fitojë kohë
28 Janar, 22:32
-
Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë
28 Janar, 22:00
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22