Mark Iuliano prezantohet tek
Partizani: Kam ardhur për të fitua

Mark Iuliano prezantohet tek<br />Partizani: Kam ardhur për të fitua
Mark Iuliano, ish-mbrojtësi i Juventusit është prezantuar sot si trajneri i ri i skuadrës së Partizanit. 

Presidenti i të “kuqve” Gazmend Demi vlerësoi italianin ndërsa tha se ky është një afrim për të mos qenë më të parët apo të dytët në renditje.
 
“Dihet çfarë sipërmarrje e madhe është Partizani. Nuk quhem më i ri, se kam hyrë në sezonin e pestë. Partizani ka synuar gjithmonë trofe, në tre sezonet e fundit kemi qenë në garë, pa hyrë në detajet e atyre që kanë ndodhur. Këtë fund kampionati kemi bërë një riorganizim, përveç Akademisë. Këtë e ka marrë në dorë Luciano Moggi. Me këtë fillim pune, përfundimisht pas një kohe të gjatë Moggi na solli një djalosh simpatik, por që është edhe një trajner niveli. Një afrim për suksese të Partizanin, për të mos qenë më të dytët apo të tretët”, tha presidenti Demi.
 
Më pas fjalën e mori Iuliano, i cili bëri të qartë se objektivi i tij në këtë detyrë të re ishte të kthente sa më parë Partizanin te fitoret, për të kënaqur presidentin dhe tifozët.
 
Sipas tij, nuk ka nevojë për revolucion, por për ide të reja taktike që të gjithë lojtarët të ecnin në drejtimin e duhur, ndryshe nga e kaluara ku jo çdo futbollist e bënte këtë gjë te të kuqtë.
 
“Mirëdita të gjithëve është kënaqësi që ju njoh. Më thoni që jam i katërti italian, por unë jam Mark Iuliano dhe nuk kam aspak lidhje me trajnerët e mëparshëm, përveçse jemi italianë. Italianët nuk janë të gjithë njësoj, ashtu si edhe shqiptarët: të gjithë kanë idetë e tyre. Te Partizani më kanë kërkuar vetëm një gjë: të fitoj. Do të jetë një epokë e re, për mua, për klubin dhe për lojtarët.”

partizani

 
Kush të kontaktoi për Partizanin?

“Partizanin e studiova prej momentit kur nisën kontaktet e para. Praktikisht i pashë të gjitha ndeshjet e kampionatit të kaluar. Për disa lojtarë ua njoh të gjithë karrierën. Si për moshën, si për rritjen teknike, taktike dhe fizike si kanë arritur tëq jenë pjesë e Partizanit.”
 
Gjashtë lojtarë të larguar?
“E kam parë përpara kupave edhe merkaton që u bë për Europa League. Unë do të flas për lojtarët që kam në dispozicion, jo për ata që janë larguar. Ju i njihni marrëdhëniet që më lidhin me këshilltarin Moggi, që njihet në IItali dhe në të gjithë botën për aftësitë e tij. Më bën të ndihem krenar fakti që mendoi për mua dhe ia propozoi emrin tim presidentit.”
 

Si trajner vetëm dy eksperienca me Latinën dhe Komon, përse nuk kanë funksionuar?
“Jam i ri si trajner dhe i vjetër si futbollist. Kam drejtuar në të gjitha kategoritë, nga fëmijët deri në ekipet e para. Mora një skuadër në vendin e fundit në renditje dhe vetëm në gjysmë sezoni pothuajse hymë në fazën play-off. Qëndrova te Latina dhe ky ndoshta ishte një gabim, sepse nuk punoja dot siç dëshiroja dhe më pas i dhashë fund. Prita klubin e duhur dhe skuadrën e duhur, për të bërë atë që mendoj se di të bëj. Të punoj për të fituar, jo të punoj për të jetuar.”
 
Shqipëria jo kampionati më i bukur, por e vështirë për të fituar. Keni lojtarë të tjerë në listë për tu afruar?
“Nuk mendoj që është e lehtë të fitosh në Shqipëri. Disa trajnerë italianë kanë punuar mirë. Duke nisur nga puna serioze dhe e mirë e De Biasit në Kombëtare, më tej Tramezzani dhe tashmë Panuçi, me të cilin do të bashkëpunojmë. Duke e studiuar këtë kampionat dhe duke studiuar lojtarët shqiptarë, nuk bëhet fjalë vetëm për aspektin fizik, por ka edhe lojtarë mjaft cilësorë. Këtyre si unë, si Panuçi duhet t’i mësojmë disiplinën taktike që të përmirësojnë edhe më tepër cilësitë e tyre. Në shumë ndeshje, një pjesë e lojtarëve nuk ecnin në të njëjtin drejtim dhe nuk punonin si ekip. Na intereson Partizani, jemi këtu për të përmirësuar ato pjesë ku lojtarët shqiptarë mund të rriten më tepër. Nuk erdhëm të ndryshojmë futbollin shqiptar, por në disa raste keni qenë edhe juve që na keni mësuar. Presidenti më ka thënë shumë herë që është lodhur duke mos fituar.”
 
Kush ju frymëzon në karrierën si trajner?
“Kam patur fatin që të kem disa nga trajnerët më të mëdhenj të futbollit modern, si Lippi, Capello e Ancelotti. Ata më kanë ndihmuar shumë dhe në vitet e fundit të karrierës nuk i shihja vetëm me syrin e lojtarit, por edhe si punonin ata me ekipet dhe të merrja më të mirën. Por, të imitosh të tjerët nuk të çon askund. Nëse ke idetë e tua dhe ke një klub që të mbështet në vendime, gjithçka funksionon mirë jo vetëm për rezultatet, por edhe për lojën.”
 
Lëvizje në stafin teknik?
“Po vlerësojmë disa figura për të qenë gati për grumbullimin në Itali. Me një grup të fort dhe që të gjithë të punojnë për të njëjtin objektiv. Anëtarët shqiptarë janë më të rëndësishmit në këtë grup në drejtimin e skuadrës. Dhe natyrisht që disa prej tyre janë së bashku me ne këtu në konferencë.”
 
Trajneri i njeh lojtarët shqiptarë, ku duhet përforcuar skuadra?
“Janë larguar disa lojtarë dhe natyrisht në repartet ku ka mungesa po kërkojmë lojtarët e duhur dhe të rëndësishëm që do të bëjnë diferencën. Pak rëndësi ka nëse janë shqiptarë apo të huaj. Së shpejti do të keni lajme të mira, pasi kam fatin që klubi po punon mirë dhe shumë shpejt. Mendoj se më 10 Gusht në fazën përgatitore do të nis punën me grupin e plot. Me siguri po pyesni për sulmin, ky është reparti ku po punojmë më së shumti, pasi pjesa tjetër e skuadrës është thuajse komplete dhe ka bazë të fort.”

Redaksia Online 
E.S / shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë