Kanë reaguar menjëherë familjarët e viktimave të 21 Janarit. Ata thonë se kanë vetëm neveri dhe mallkim për gjykatën. Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, tha se gjykata ka vrarë drejtësinë. “Është e turpshme! Gjykata e Lartë vrau drejtësinë. E zvarriti për disa vjet për një lojë të ndyrë politike.

Organizatorët mbetën sërish në krye të politikës. Drejtësia sot vdiq! Ndaj këtij vendimi ndjejmë neveri dhe mallkim. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të forcojmë durimin, por jo pa kufi”, tha Nika. Xhaxhai i Aleks Nikës u shpreh më tej se i di se kush janë urdhëruesit dhe vrasësit, teksa shtoi se nuk do t’i fali. “Urdhëruesit dhe vrasësit ne i dimë.