Muzikanti i suksesshëm në profesionin e Dj, Mark Ronson ka realizuar albumin e tij muzikor, të cilin ia ka dedikuar këngëtares Amy Winehouse.

Sipas Mark ata kanë punuar së bashku përpara vitit 2011, vit kur këngëtarja britanike humbi jetën.

Gjithashtu albumi vjen në kujtim të Teenie Hodges dhe DJ Mehdi. Ai shprehet se mendon gjithmonë për ta, muzika e tyre është frymëzuese dhe ka lënë gjurmë kudo që është dëgjuar.

amy

Teenie Hodges është muzikant britanik që humbi jetën verën e vitit 2014, ndërsa DJ Mehdi është një producent i muzikës franceze, i cili vdiq në vitin e Amy, 2011.

Mark dhe Amy kanë qenë miq dhe kolegë dhe kanë bashkëpunuar në albumin Back to Black në vitin 2006.

Ky lajm është evidentuar pasi kënga e albumit të tij “Uptown Funk” u pozicionua në vendin e parë në listën UK Charts, që është edhe hera e tij e parë që kryeson në këtë renditje.
Redaksia Online
(g.m/Shqiptarja.com)