TIRANE- Marko Dajti kryetar i Partisë së Punës të Riorganizuar deklaron në emision “tet a tet” të Artur Nures në A1 Report se Enver Hoxha është hero kombëtar. “Enver Hoxha është hero kombëtar për ato që ka bërë për vendin. Ne kemi kërkuar të rishikohet historia, kemi kërkuar që në 2009 të hapen dosjet. Çdo i dënuar politik duhet ti drejtohet gjykatës e të gjendet kush e ka dënuar, Enver Hoxha apo dikush tjetër. Koha po tregon se Enver hoxha kishte të drejtë, e morët vesh që kompanitë e huaja kanë zbuluar miliona tonë naftë, dhe kishte të drejtë se po sabotohej zbulimi”, deklaron Dajti. Sipas tij, duhet të ndëshkohen dhe prokurorët që kanë bërë dënime të padrejta. “Agjenturat e huaja kishin udhëzim të qartë, pas dështimit të vrasjes së Enver Hoxhës, të krijojnë sa më shumë të pakënaqur.
Pra dosjet duhet të hapen përmes të dënuarve politikë. Nëse i ka shërbyer shtetit si bashkëpuntor i sigurimit OK, nëse ka futur njerëz në burg të mbajë përgjegjësi”, thotë Dajti. Sipas tij tollonat ishin nga embargo, por ekonomia ishte e fortë. “Po çfarë u la Enver Hoxha pasuri fëmijëve të vet, ata janë 20 vite në shtëpi te pularia në Laprakë. Sot shih pasurinë e shtetarëve tanë, çfarë kanë bërë për qytetarët shqiptarë. Vetëm Shqipëria është shtet pa pronë në botë. Ne komunistët bëmë atë që nuk e bëri atë që nuk e bëri asnjëri, arsimuam poullin, elektrifikuam vendin, bënë industri e bujqësi” tha Dajti. Sipas tij sot shqiptarët vetëvriten nga varfëria, stresi. Asnjë s’vetëvritej atëherë. “Enver Hoxha është i paarritshëm dhe në kohën moderne, i dha pavarësinë Shqipërisë.
Çfarë të bashkëpunonte. Me Ballin? Ishin bashkuar me gjermanët, kanë bërë krime. Bashkëpuntorët e fashizmit në të gjithë botën i dënuan dhe u pushkatuan. Kjo duhet parë me historianë, të hapen dosjet, dhe kurrën e kurrës Enver Hoxha nuk do dalë siç e paraqesin sot. Nëse të dënuarit politikë do shkojnë në gjykatë dhe të hapin dosjet e tyre do ta besojnë se i kanë dënuar disa plehra e jo Enver Hoxha. Gati të përulemi në gjunjë para atyre që janë dënuar pafajësisht, por pafajsinë ta marrin në gjykatë”, thotë kryekomunisti. I cili thotë se Enveri e mori 900 mijë Shqipërinë dhe e la 4 milionë.
“Të shtetëzohen pasuritë nëntokësore, të rivihën në punë e të punësohen njerëzit. Shteti pa pronë nuk është shtet. Një shtet pa pronë, si shtëpi pa zot dhe si kamp prostitutash. Por ka shumë gjëra që janë bërë gabim. Të ringrihet banka shqiptare e kursimeve, të gjitha bankat e tjera janë piramida”, prezanton programin ekonomik. Duke folur për mbështetjen, ai tha se votat nuk janë numëruar asnjëherë drejt në Shqipëri. Në zgjedhjet ka përfaqësues dhe në këshilla qarqesh. “Ne kemi arritur dhe 22 mijë vota si parti e majtë komuniste në Shqipëri. Shpresojmë te shkrihemi dhe të krijojmë fronitn e majtë”, përfundon ai.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com