Marko Gjuriq: Albin Kurti ujk me lëkurë qengji, serbët do të largohen nga institucionet e Kosovës

Marko Gjuriq: Albin Kurti ujk me lëkurë qengji, serbët do të largohen nga institucionet e Kosovës

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë e Qeverisë për Kosovën, Marko Gjuriq, tha pas bisedimeve me përfaqësuesit e Listës Serbe në Kosovë, se serbët nuk do të marrin pjesë në asnjë koalicion nëse dikush i trajton si qytetarë të rendit të dytë.

'Nëse presioni mbi ta intensifikohet pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës, ata do të përgjigjen me rezistencë paqësore dhe jo të dhunshme duke lënë të gjitha institucionet e përkohshme të Kosovës në të cilat aktualisht punojnë', - tha Gjuriq.

"Në rastin e presioneve të reja ndaj institucioneve, shkollave, kujdesit shëndetësor, lirisë së lëvizjes, mosnjohjes së dokumenteve, të gjithë serbët në mjediset serbe në Kosovë do t'i lëshojnë institucionet e Prishtinës në formë solidariteti. Përfundimi tjetër është se presioni ndaj serbëve është intensifikuar, përmes shpalljes së ndalimit të automjeteve serbe, mosnjohjes së dokumenteve, për të bërë presion mbi Serbinë për të njohur pavarësinë e Kosovës ", tha Gjuriq.

Marko Gjuriq tha gjithashtu se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ishte një "ujk me lëkurë qengji" dhe se agjenda e tij politike mund të rezultojë edhe më shkatërruese për popullin serb në Kosovë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqipe: 11/11/2019 16:50

    Po' ne te sateme te shkoni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë