Marku inspektim për ndryshimin
e akuzës për atentatorin e Çapjave

Marku inspektim për ndryshimin<br />e akuzës për atentatorin e Çapjave<br /><br>
Ndryshimi i akuzave penale ndaj të arrestuarit Shkëlzen Hasanpapaj, që dyshohet se në 6 qershor 2016 lëshoi një morri plumbash kallashnikovi mbi Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën,ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Drejtorisë së Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kjo drejtori e krijuar vetëm tre ditë më parë nga kryeprokurorja Arta Marku, duket se dosjen e parë që do inspektojë, është ajo e atentatit mafioz të ndodhur në qëndër të Elbasanit, kundër dy personave mjaft të njohur në kanalet policore.

Skandali i ndryshimit të akuzave ndaj të vetmit person të arrestuar Shkëlzen Hasanpapaj u denoncua një ditë më parë nga “Shqiptarja.com”, ku nga “Vrasje në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave” mbetur në tentativë atij ju bë “Kanosje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa lejë”, Pas këtij denoncimi mësohet se Drejtoria e Inspektimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka nisur kontrollin e veprimeve hetimore dhe administrative që janë kryer me këtë dosje.

Emrat e prokurorëve që do të inspektohen
“Shqiptarja.com” mëson se prokurorët që janë objekt i këtij inspektimi quhen Neritan Hoxha, Fatmir Lushi dhe Eliverta Murra. I pari që ka hetuar këtë dosje është prokurori Neritan Hoxha. Më pas ky i fundit është larguar duke hyrë në këtë hetim prokurori Fatmir Lushi. Por edhe ky i fundit është larguar dhe dosja e atentatit mafioz kundër Florenc Çapjas dhe Bledar Muçës ka qënë më pas në dorë të prokurores Eliverta Murra.

Njëherësh burimet thanë se objekt i kontrollit do jenë dhe veprimet e ish-drejtuesit të kësaj prokurorie Dritan Gina, i cili ka menaxhuar procedurën e ndërimit të prokurorëve, derisa në fund çështjen e ka pasur në dorë prokurorja Eliverta Murra, e cila në 27 dhjetor 2017 ka mbyllur hetimet duke akuzuar Hasanpapaj për tre akuzat e lartpërmendura.

Dosja më pas është qepur dhe më tej ka kaluar për gjykim në datën 11 janar 2018. Pritet që në ditët në vijim drejtuesi i ri i prokurorisë së Elbasanit që zëvendësoi Dritan Ginën me shumë kontestime, të vendosë për zëvendësimin e prokurores së çështjes Eliverta Murra, duke futur një prokuror tjetër për të përfaqësuar akuzën në seancën e hetimit paraprak.

Xhami i blinduar që shpëtoi Çapjan e Muçën
Mesditën e 6 qershorit 2016 i pandehuri Hasanpapaj i veshur me uniformë ushtrie dhe që në dorë mbante një çantë kamoflazhi brenda së cilës kishte futur një automatik, ka qëlluar dhjetëra plumba mbi automjetin tip “Golf 5”, në të cilin udhëtonte Bledar Muça dhe Florenc Çapja, dy emra të njohur nga policia kriminale në Elbasan. Makina me targa AA 997 NE ishte në në pronësi të Florenc Çapjas.

Atentati kishte si motiv hakmarjen seriale mes grupeve kriminale rivale në qytetin e Elbasanit. Autori është kujdesuar të vrasi të dy personat që ishin në makinë Florenc Çapjan dhe kushërin e tij Bledar Muçën, por xhami i parë i blinduar i makinës, ka bërë që plumbat të mos depërtojnë në anën ballore të mjetit.

Ndërkohë një breshëri e dytë në anën anësore të makinës, ka sjellë plagosjen e Bledar Muçës që ishte në vendin e parë të pasagjerit. Florenc Çapja që ndodhej në timon nuk ka marrë asnjë plumb, por mësohet se ai të ketë manovruar shpejt makinën, duke e nxjerrë atë nga rruga dhe futur në rrethimin e brendshëm të maternitetit të spitalit Elbasan, që dikur ka qenë ish-kirurgjia.

I plagosuri Bledar Muça ka marrë ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që Florenc Çapja është larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur automjetin dhe mos pritur policinë të tregonte rreth karakteristikave të autorit që qëlloi me armë mbi ta. Më vonë ai u shoqëruar nga policia, por mësohet se nuk ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen. Ky ishte atentati i dytë me armë brenda katër muajve të vitit 2016 që Florenc Çapja e Bledar Muça i shpëtuan plumbave.

Plagosja e polices
Dy breshëritë e kallashnikovit tronditën zonën më të frekuentuar të Elbasanit. Ka qënë mesditë e 6 qershorit 2016, ku vetëm 5 metra prokurorisë e gjykatës së këtij qyteti dhe vetëm 300 metra larg Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, Shkëlzen Hasanpapaj, i veshur si ushtarak ka qëlluar dy herë me breshëri në tentativë për të vrarë Florenc Çapjan dhe Bledar Muçën.

Nga breshëritë e automatikut veç Bledar Muçës, e plagosur ka mbetur dhe një efektive e policisë së Elbasanit e cila ndodhej në trotuar duke shkuar në punë. Matilda Kërmezo 49-vjeçe është punonjëse në sektorin e analizën pranë Drejtorisë së Policisë Elbasan. Ajo në këtë atentat morri një plumb në pjesën e gjoksit, fatmirësisht rezultoi jashtë rrezikut për jetën.

Kërmezi ka marrë ndihmën e shpejte dhe se sipas policisë ajo nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen por është goditur aksidentalisht. Në momentin e ngjarjes, zona ka qënë e mbushur me njerës. Nga plumbat e armës, është dëmtuar dhe një automjet tjetër tip “Ford Fokus” me targa AA 234 TR, por fatmirësisht asnjë nuk ka mbetur i lënduar.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën