Marku kritik: PD të ndryshohet ose rrezikojmë të mbetemi dhe 4 vite të tjera në opozitë dhe të themi sërish ‘na vodhën’! Kuvendi Kombëtar teatër absurd

 

Në një Kuvend ku u dëgjuan fjalime që vjedhjet u vodhën, Mark Marku ishte një nga zërat kritik, të cilët ka deklaruar se duhet një ndryshim i menjëhershëm, ose në të kundërtën PD-ja do të mbetet gjithnjë në opozitë. Ai ka dalë kundër analizës së bërë për zgjedhjet, ku tha se ajo është bërë nga njerëz që janë pëergjegjës për humbjen, duke përmendur këtu sekretarin e Përgjithshëm të PD-së.

“Të bëjmë një analiza të thelle. Kemi 30 vjet që nuk jemi parti e parë në vend… Jam një zë që kam vendos që deri në fund të jetës time do them çfarë mendoj dhe këtë po e bëj. Unë mendoj që analiza s’mund të behet nga njerëz që  e kanë përgjegjësinë e humbjes. Andri Nurellari ka dhënë idenë, duhet ti marrim idetë, të behet një monitorim, një analizë e jashtme. S’mund të bëjë Gaz Bardhi analizën e punës time. Me fal Gaz, s’kam gjë me Gazin. S’mund të bëjë Gaz Bardhi analizën e të tjerëve, kur do bëjë dhe analizën e vet dhe nxjerr që ka realizuar maksimalisht PD-ja pritshmëritë aty ku ka humbur dhe minimalisht aty u ka fituar, në Lezhë apo në Kukës. Është pa sens që ai që është vetë i përfshirë në çështje të bëjë analizën time. S’ka statusin dhe mundësinë, as kryetari dhe as Kryesia, as nënkryetarët, sepse secili do thotë ky po bën analizë kundra meje që unë iki, siç duken ca shenja. Po e rendoj pak këtu se duam ta heqim. Kush e kupton e di që këtu s’ka lidhje me analizën, por funksionet”, tha Marku.

Ai shtoi se vetë PD është pëegjegjëse për humbjen, jo vetëm faji i qeverisë.

“Nëse ne nuk kapin kohën politike, nëse s’jemi në kohë politike, ne rrezikojmë që pas 4 vitesh të mblidhemi këtu dhe të themi; “na vodhën prapë”. “Ose masakër zgjedhore”. Duhet të mendojmë seriozisht që mos të na vjedhin sërish. Na kanë vjedhur një herë, nuk bëhet fajtor i vjedhur për vjedhësin. Kur të vjedhin për herë të dytë, e ke një farë faj. Kur na vjedhin dy herë shtëpinë, e ke pak fajin dhe ti, se ke lënë bravën hapur. Duhet të mendojmë më seriozisht. Ky kuvend do të prodhojë për fat të keq…pasi u mbyll pa filluar. Madje dhe diskutimet tona janë qesharake, se po flasin pasi janë mbyllur votimet. Nisi procedura dhe po bëhet votimi. Teorikisht nuk duhet të flisja. Ndihem i fyer, për mënyrën se si u zhvillua diskutim, pasi ti mbyll Kongresin dhe bën votimin, dhe unë diskutojë këtu. Është teatër absurd. Por nuk prish punë, le ta luajmë këtë teatër absurd”, shtoi ai.

Marku e ka cilësuar nga ana tjetër këtë Kuvend Kombëtar të PD-së si një Teatër absurd, e ndërsa është renditur edhe kundër propozimeve të bëra nga kryedemokrati Lulzim Basha për ndryshimet në statutin e PD.

“Ky Kuvend do të prodhojë dy gjëra i bie; do të miratojë disa propozime të zakonshme për ndryshime statusore për zgjerimin e kryesisë, apo zgjerimin e kuvendit, apo mënyrat e zgjedhjes së kandidaturave të pushtetit vendor. Zgjero sa më shumë Kuvendin, por aq më shumë e defunksionalizon. Janë propozime që në thelb s’kanë kurrfarë relevante për gjendjen ku ndodhemi. S’ka çaluar puna jonë se kryesia ka pasur pak anëtarë. Apo jemi këtu ku kemi për shkak se Kuvendi ka pasur 100 e duhet ta bëjmë 500. Po hajde ta bëjmë partinë të gjithë Kuvend Kombëtar! Kemi thirrur një kuvend të jashtëzakonshëm për të miratuar gjëra të zakonshme, krejt të zakonshme, në një situatë krejt të jashtëzakonshme, Kjo për PD, për vendin dhe shoqërinë shqiptare”, tha ai.

Pjesë nga fjalimi i Mark Markut
Ky Kuvend do prodhojë dy gjera, do miratojë disa ndryshime statutore për zgjerimin e Kryesisë, zgjerimin e Kuvendit Kombëtar, si dhe mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve për pushtetin vendor. Unë mendoj se të katër këto propozimet janë kot. Zgjeroje sa të duash Kuvendin Kombëtar aq më shumë e diskfunksionalizon, pra janë propozime që në thelb nuk kanë kurrfarë relevance për gjendjen ku ndodhemi. Nuk mendoj se ka çaluar puna jonë se Kryesia ka pasur pak anëtarë. S’mendoj se situata ku jemi është se Kuvendi Kombëtar ka pasur 100 anëtarë dhe duhet të kishte 400, 500, hajde ta bëjmë të gjithë partinë Kuvend Kombëtar, por çfarë kuptimi ka?

Kemi thirrur një Kuvend të jashtëzakonshëm për të miratuar gjëra të zakonshme, madje krejt të zakonshme, në një situatë krejt të jashtëzakonshme qoftë për PD, vendin dhe për shoqërinë shqiptare. Jam i bindur se me këtë qasje ne e shndërrojmë PD-në në një gjendje permanente opozitare, duke krijuar mentalitetin e të qenurit në opozitë, pra duke krijuar legjitimitetin për të punuar në opozitë! Pa prespektive për ardhjen në pushtet.

Siç e formuloi filozofi dhe akademiku Artan Fuga ndodhemi para rrezikut që ta disfunksionalizojmë, PD-në si opozitë duke e shndërruar në dekor të regjimit. Opozita ka dhe Rusia apo Bjellorusia edhe në Turqi apo Venezuale.. ka 20 vjet që Putini është në pushtet dhe ka dhe opozitë. Atë të paktën dhe vriten, një kryetar i opozitë është në burg. Në s’dolëm një sekondë për të protestuar për zgjedhjet, kujt do ja mbushin mendjen që jemi mërzit se na kanë vjedh zgjedhjet?

Studiuesi na rekomandon të mos i bëjmë këto gabime. E para, opozita s’duhet të jetë sa për të trembur pak Ramën! Jo si një alternative në rastet e jashtëzakonshme, dhe për më tepër jo si një opozitë aksidentale që vjen në pushtet. Në qoftë se i bie radha, apo ndodh një katastrofë e madhe. S’duhet ta bëjmë këtë, duhet të jemi opozitë alternative, dhe jo për të shuar revolta spontane të mundshme dhe për ti shuar ato apo kanalizuar, siç bëmë ne te protestat e të rinjve. Jo për të bllokuar alternativa të reja politike, jo për dekor politik, si gjuhë formale dhe universale gjë që ishte i gjithë diskursi i këtij Kongresi.

E gjithë gjuha që u përdor këtu ishte dekor, gjuhë formale universale për të thënë gjithçka dhe për të mos thënë asgjë gjë që i shërben regjimit. Jo për të ndarë pasuri midis estabilishmentit politik pavarësisht ngjyrave të tij. Jo për të luajtur me pushtetin një here ti një herë unë dhe pa ndryshuar asgjë. Jo për të ushqyer durimin dhe jemi pikërisht këtu në këtë moment se pas 4 vitesh diçka do ndryshojë ose aq me keq se diçka do ndodhe me zgjedhjet lokale, shtator, tetor nëntor apo dhjetor. Është krim të mashtrojmë ata që na besojnë. T’u themi ne nuk fituam këtë radhë, por ka 8 vjet që u themi na besoni dhe këtë radhe se do vijmë në pushtet. Ke ushqyer me shpresë njerëz të cilët janë të detyruar të na besojnë, njerëzit e tjerë nuk na vijnë mbrapa.

Që PD të kthehet në pushtet duhet të hapë një proces transformimi të madh. Të bëjë një akt rithemelimi duke rishpikur vetëveten. Kjo behet duke pasur një mision! Rithemelimi i vetëvetes dhe Republikës së re që ne e nisëm, Basha e nisi si fjalë kyçe në diskursin e tij, por fatkeqësisht u braktis. Unë e kam propozuar që në 2012, isha deputet dhe po shikoja se si po degradonim dhe po shkonim drejt humbjes së pushtetit dhe unë kam propozuar publikisht, atëherë ndoshta ishte pak e nxituar, sot jemi të vonuar nëse do duam ta bëjmë. Është akt që e bëjnë partitë europiane dhe akti i rithemelimi nuk do të thotë shkrirjen e Partisë, por është kusht për jetëgjatësinë e saj.


Lajmi kryesor:

Kuvendi Kombëtar i PD/ Shehaj refuzon të flasë! Marku: PD të ndryshohet ose mbetemi dhe 4 vite të tjera në opozitë! Basha ikën para fjalimit të tij, Kadilli: Uroj të mos jetë larguar se kishte orarin e gjumit


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja