Kuvendi Kombëtar i PD/ Shehaj refuzon të flasë! Marku: PD të ndryshohet ose mbetemi dhe 4 vite të tjera në opozitë! Basha ikën para fjalimit të tij, Kadilli: Uroj të mos jetë larguar se kishte orarin e gjumit

Kuvendi Kombëtar i PD/ Shehaj refuzon të flasë! Marku: PD të ndryshohet ose mbetemi dhe 4 vite të tjera në opozitë! Basha ikën para fjalimit të tij, Kadilli: Uroj të mos jetë larguar se kishte orarin e gjumit

TIRANË- Në Kuvendin Kombëtar të PD-së, besnikët e Lulzim Bashës konfirmuan besnikërinë e tyre edhe në fjalimet e mbajtura ditën e sotme, ku njësoj si kryetari, edhe ato ishin të mendimit se zgjedhjet e 25 prillit u vodhën. Mirëpo, mes falenderimeve dhe lëvdatave për kryetarin, nuk munguan edhe zërat kritik, ndonëse më pak në numër se “besnikët”.

Zëri më kritik ishte deputeti i zgjedhur në Lezhë, Mark Marku i cili theksoi se PD-ja duhet të ndryshojë, pasi në të kundërtën rrezikon që të mbetet në opozitë edhe për 4 vitet e ardhshme, e ndërsa nuk i ka kursyer kritikat as për analizën e humbjes dhe as për propozimet e Bashës, të miratuara sot, për statutin. Sa i përket analizës së humbjes, Marku tha se ajo është hartuar nga një nga përgjegjësit kryesor të humbjes, siç është Gazment Bardhi, e ndërsa sa i përket ndryshimeve në statut të propozuara nga Basha, deputeti tha se “janë propozime që në thelb s’kanë kurrfarë relevante për gjendjen ku ndodhemi”.

Nga ana tjetër, kritik ka qenë edhe drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Bujar Leskaj mori përgjegjësinë e mosarritjes së rezultatit maksimal në qarkun e tij, por në analizën e tij tha se ka pasur kandidatë që kanë bërë fushatë individuale që ndikuan negativisht. Një nga kritikët më të ashpër të Bashës, Bujar Nishani zgjodhi ta bojkotonte këtë Kuvend Kombëtar, njëjtë edhe Agron Shehaj. Ky i fundit, ishte i pranishëm në sallën e Pallatit të Kongreseve, por refuzoi të merrte fjalën. Edhe Tomor Alizoti tha se “fjalimet e gjata që po mbanin kolegëve të tij i ngjajnë ato të partive të punës” e që sipas tij nuk mund të sjellin ndryshimin.

Teksa Nishani dhe Shehaj nuk foli, Kadilli mbajti fjalimin e tij në foltore, por edhe kësaj herë nuk e pati vëmendjen e Bashës në atë se çfarë ai thoshte, kjo sepse kryedemokrati u largua pak para se ai të merrte fjalën. Ky veprim nuk kaloi pa një koment ironik nga ana e Kadillit që tha se “uronte që të mos kishte pasur nevojë për gjumë”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:17
Kadilli ironizon me largimin e Bashës para kohe: Shpresoj që kryetari të mos ketë pasur nevojë për gjumë, por të reflektojë

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, nuk la pa ironizuar me largimin e kreut të PD-së, Lulzim Bashës nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar, pa dëgjuar fjalën e kritikut të tij.

Në fjalën e tij, Kadilli tha se uron që Basha të mos jetë larguar se i kishte ardhur ora e gjumit, por për të reflektuar.

" Do të kisha kënaqësinë të ndodhej në sallë edhe kryetari. Shpresoj që Basha nuk u largua se ka orën e gjumit, por se ka nevojën e reflektimit", tha Kadilli.

Sipas Kadillit, Kuvendi i PD nuk ishte aspak i jashtëzakonshëm, por krejtësisht i zakonshëm, pasi  nuk mandatoi një projekt politik për kryetarin që do t’i udhëheqë deri në zgjedhjet e radhës, për të shpëtuar partinë nga humbja e kryetarit.

“Duhet të vendosim rregullat që të ndajmë udhëheqjen politike nga drejtimi administrativ i partisë. Ne sot duhet të mandatonim një projekt politik me afat; të shpallnim mbështetje për kryetarin që do të na udhëheqë deri në zgjedhjet e radhës për një projekt dhe jo ta duartrokasim për mandatet e pakufizuara apo ta falënderojmë si bamirësi i partisë. Kjo për të shpëtuar partinë nga humbja e kryetarit. Të nxisim çdo demokrat e opozitar që të krijojë forumin e strukturën e vetë vepruese, të luftojë për kauzë e bindje dhe të jetë në hapësirën e demokracisë që arrijmë t’i sigurojmë", theksoi ai.

Po ashtu ai nuk i kurseu as kritikat për mënyrën sesi është drejtuar PD, ndërsa u shpreh se qytetarët duan një parti të hapur. Sipas Kadillit, PD do të bëhet forcë e parë në vend, kur demokratët të bashkohen për ta bërë atë një parti më madhe se kryetari. 

"Qytetarët duan një PD të pastër. Të pastër nga çdo njollë e të shkuarës. Kjo kërkon kurajo për tu ndarë nga çdo trashëgimi që na kompromenton, që na mban peng. Sado emocione te na lidhin me atë. Për tu ndarë nga çdo e keqe që kemi prodhuar ne vetë.  Kjo kërkon vendosmëri për ti qëndruar larg tundimit, korruptimit. Një qeveri e korruptuar është një armik i qytetarit. Një opozitë e korruptuar është një tradhti ndaj qytetarit. Kush lufton për një PD të pastër ka bekimin e qytetarit. Qytetarët duan një PD të hapur, ku të kenë shpresën se gjejnë veten, gjejnë mbështetjen për kauzat e tyre, për vlerat e tyre, për interesat e tyre", shtoi Kadilli.

Ora 17:46
Basha lë fjalimet e demokratëve përgjysmë, largohet nga Kuvendi i PD-së para kohe

 

1626536817_Screenshot2.jpg

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zgjedhur që të mos i dëgjojë deri në fund fjalimet e demokratëve në Kuvendin Kombëtar, por është larguar para kohe.  

Ora 17:19
Alizoti s'kursen kritikat: Fjalimet e gjata, tipike te partisë së punës! PD s'duhet të luaj me kohën sepse njerëzit janë mërzitur, momenti për të parë ideologjinë tonë

 

Deputeti i zgjedhur i PD, Tomor Alizoti nuk i ka kursyer kritikat gjatë fjalë së tij në Kuvendin Kombëtar të PD, ndërsa tha se ka ardhur momenti që kjo parti të shohë ideologjinë e saj. Sipas Alizotit, PD duhet të jetë e vërtetë dhe të bëjë atë që thotë, ndërsa kritika pati dhe për kolegët që folën para tij, ku i th ase 'fjalimet e gjata janë tipike të partisë së punës'.

"Se ça do bëjmë ne, do bëjmë atë e këtë, ishalla dashtë Zoti do i bëjmë të gjitha, por nëse do bëjmë pak nga këto që thamë, jemi të mrekullueshëm. Unë në Berat ishte hera e parë që drejtoja një qark. Politika është diçka reale, demokratët janë realë, demokratë në Berat apo kudo kanë mbetur pa punë, kjo parti e ka detyrim t'i ofrojë mbrojtje njerëzve që dhunohen. Ky është mision, misioni kësaj partie ka qenë për të mbrojtur njerëzit në nevojë, njerëzit në nevojë janë rrugëve, ky është mision kombëtar jo partiak. Në diktaturë duartrokisnin të gjithë, rroftë ky e rroftë ai e më pas ngelëm zbathur të gjithë, mendoj që kjo parti nga simbolika që mbart e ka energjinë, por nuk duhet të luaj shumë me kohën e saj sepse njerëzit janë të mërzitur nga politika, me PD dhe tani është momenti, ose koha shtesë që ne të gjithë të luajmë, por në radhë të parë me ideologjinë tonë. Ne kemi një sfidë, përgjegjësia i mbete kësaj partie, por jo me fjalime boshe, me fjalime që përngjajnë me Partinë e punës por me njerëz serioz, jo me grupe pragmatiste brenda, thelbi i kësaj partie është të shpëtojë njerëzit që janë në pikë të hallit. Pa dashur të kritikoj koleget, fjalimet e gjata janë tipike te partisë së punës. Ne duhet të jemi të vërtetë, të bëjmë atë që themi. Po të bashkohemi të gjithë bashkë, ne kemi një kundërshtar të përbashkët dhe ky është Rama me gjithë këtë industri, ai sot është më i dobët se kurrë, na lini të bashkohemi dhe të shkojmë drejt fitores", tha ai.

Ora 17:01
Marku kritik: PD të ndryshohet ose rrezikojmë të mbetemi dhe 4 vite të tjera në opozitë dhe të themi sërish ‘na vodhën’! Kuvendi Kombëtar teatër absurd

 

Në një Kuvend ku u dëgjuan fjalime që vjedhjet u vodhën, Mark Marku ishte një nga zërat kritik, të cilët ka deklaruar se duhet një ndryshim i menjëhershëm, ose në të kundërtën PD-ja do të mbetet gjithnjë në opozitë. Ai ka dalë kundër analizës së bërë për zgjedhjet, ku tha se ajo është bërë nga njerëz që janë pëergjegjës për humbjen, duke përmendur këtu sekretarin e Përgjithshëm të PD-së.

“Të bëjmë një analiza të thelle. Kemi 30 vjet që nuk jemi parti e parë në vend… Jam një zë që kam vendos që deri në fund të jetës time do them çfarë mendoj dhe këtë po e bëj. Unë mendoj që analiza s’mund të behet nga njerëz që  e kanë përgjegjësinë e humbjes. Andri Nurellari ka dhënë idenë, duhet ti marrim idetë, të behet një monitorim, një analizë e jashtme. S’mund të bëjë Gaz Bardhi analizën e punës time. Me fal Gaz, s’kam gjë me Gazin. S’mund të bëjë Gaz Bardhi analizën e të tjerëve, kur do bëjë dhe analizën e vet dhe nxjerr që ka realizuar maksimalisht PD-ja pritshmëritë aty ku ka humbur dhe minimalisht aty u ka fituar, në Lezhë apo në Kukës. Është pa sens që ai që është vetë i përfshirë në çështje të bëjë analizën time. S’ka statusin dhe mundësinë, as kryetari dhe as Kryesia, as nënkryetarët, sepse secili do thotë ky po bën analizë kundra meje që unë iki, siç duken ca shenja. Po e rendoj pak këtu se duam ta heqim. Kush e kupton e di që këtu s’ka lidhje me analizën, por funksionet”, tha Marku.

Ai shtoi se vetë PD është pëegjegjëse për humbjen, jo vetëm faji i qeverisë.

“Nëse ne nuk kapin kohën politike, nëse s’jemi në kohë politike, ne rrezikojmë që pas 4 vitesh të mblidhemi këtu dhe të themi; “na vodhën prapë”. “Ose masakër zgjedhore”. Duhet të mendojmë seriozisht që mos të na vjedhin sërish. Na kanë vjedhur një herë, nuk bëhet fajtor i vjedhur për vjedhësin. Kur të vjedhin për herë të dytë, e ke një farë faj. Kur na vjedhin dy herë shtëpinë, e ke pak fajin dhe ti, se ke lënë bravën hapur. Duhet të mendojmë më seriozisht. Ky kuvend do të prodhojë për fat të keq…pasi u mbyll pa filluar. Madje dhe diskutimet tona janë qesharake, se po flasin pasi janë mbyllur votimet. Nisi procedura dhe po bëhet votimi. Teorikisht nuk duhet të flisja. Ndihem i fyer, për mënyrën se si u zhvillua diskutim, pasi ti mbyll Kongresin dhe bën votimin, dhe unë diskutojë këtu. Është teatër absurd. Por nuk prish punë, le ta luajmë këtë teatër absurd”, shtoi ai.

Marku e ka cilësuar nga ana tjetër këtë Kuvend Kombëtar të PD-së si një Teatër absurd, e ndërsa është renditur edhe kundër propozimeve të bëra nga kryedemokrati Lulzim Basha për ndryshimet në statutin e PD.

“Ky Kuvend do të prodhojë dy gjëra i bie; do të miratojë disa propozime të zakonshme për ndryshime statusore për zgjerimin e kryesisë, apo zgjerimin e kuvendit, apo mënyrat e zgjedhjes së kandidaturave të pushtetit vendor. Zgjero sa më shumë Kuvendin, por aq më shumë e defunksionalizon. Janë propozime që në thelb s’kanë kurrfarë relevante për gjendjen ku ndodhemi. S’ka çaluar puna jonë se kryesia ka pasur pak anëtarë. Apo jemi këtu ku kemi për shkak se Kuvendi ka pasur 100 e duhet ta bëjmë 500. Po hajde ta bëjmë partinë të gjithë Kuvend Kombëtar! Kemi thirrur një kuvend të jashtëzakonshëm për të miratuar gjëra të zakonshme, krejt të zakonshme, në një situatë krejt të jashtëzakonshme, Kjo për PD, për vendin dhe shoqërinë shqiptare”, tha ai.

Pjesë nga fjalimi i Mark Markut
Ky Kuvend do prodhojë dy gjera, do miratojë disa ndryshime statutore për zgjerimin e Kryesisë, zgjerimin e Kuvendit Kombëtar, si dhe mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve për pushtetin vendor. Unë mendoj se të katër këto propozimet janë kot. Zgjeroje sa të duash Kuvendin Kombëtar aq më shumë e diskfunksionalizon, pra janë propozime që në thelb nuk kanë kurrfarë relevance për gjendjen ku ndodhemi. Nuk mendoj se ka çaluar puna jonë se Kryesia ka pasur pak anëtarë. S’mendoj se situata ku jemi është se Kuvendi Kombëtar ka pasur 100 anëtarë dhe duhet të kishte 400, 500, hajde ta bëjmë të gjithë partinë Kuvend Kombëtar, por çfarë kuptimi ka?

Kemi thirrur një Kuvend të jashtëzakonshëm për të miratuar gjëra të zakonshme, madje krejt të zakonshme, në një situatë krejt të jashtëzakonshme qoftë për PD, vendin dhe për shoqërinë shqiptare. Jam i bindur se me këtë qasje ne e shndërrojmë PD-në në një gjendje permanente opozitare, duke krijuar mentalitetin e të qenurit në opozitë, pra duke krijuar legjitimitetin për të punuar në opozitë! Pa prespektive për ardhjen në pushtet.

Siç e formuloi filozofi dhe akademiku Artan Fuga ndodhemi para rrezikut që ta disfunksionalizojmë, PD-në si opozitë duke e shndërruar në dekor të regjimit. Opozita ka dhe Rusia apo Bjellorusia edhe në Turqi apo Venezuale.. ka 20 vjet që Putini është në pushtet dhe ka dhe opozitë. Atë të paktën dhe vriten, një kryetar i opozitë është në burg. Në s’dolëm një sekondë për të protestuar për zgjedhjet, kujt do ja mbushin mendjen që jemi mërzit se na kanë vjedh zgjedhjet?

Studiuesi na rekomandon të mos i bëjmë këto gabime. E para, opozita s’duhet të jetë sa për të trembur pak Ramën! Jo si një alternative në rastet e jashtëzakonshme, dhe për më tepër jo si një opozitë aksidentale që vjen në pushtet. Në qoftë se i bie radha, apo ndodh një katastrofë e madhe. S’duhet ta bëjmë këtë, duhet të jemi opozitë alternative, dhe jo për të shuar revolta spontane të mundshme dhe për ti shuar ato apo kanalizuar, siç bëmë ne te protestat e të rinjve. Jo për të bllokuar alternativa të reja politike, jo për dekor politik, si gjuhë formale dhe universale gjë që ishte i gjithë diskursi i këtij Kongresi.

E gjithë gjuha që u përdor këtu ishte dekor, gjuhë formale universale për të thënë gjithçka dhe për të mos thënë asgjë gjë që i shërben regjimit. Jo për të ndarë pasuri midis estabilishmentit politik pavarësisht ngjyrave të tij. Jo për të luajtur me pushtetin një here ti një herë unë dhe pa ndryshuar asgjë. Jo për të ushqyer durimin dhe jemi pikërisht këtu në këtë moment se pas 4 vitesh diçka do ndryshojë ose aq me keq se diçka do ndodhe me zgjedhjet lokale, shtator, tetor nëntor apo dhjetor. Është krim të mashtrojmë ata që na besojnë. T’u themi ne nuk fituam këtë radhë, por ka 8 vjet që u themi na besoni dhe këtë radhe se do vijmë në pushtet. Ke ushqyer me shpresë njerëz të cilët janë të detyruar të na besojnë, njerëzit e tjerë nuk na vijnë mbrapa.

Që PD të kthehet në pushtet duhet të hapë një proces transformimi të madh. Të bëjë një akt rithemelimi duke rishpikur vetëveten. Kjo behet duke pasur një mision! Rithemelimi i vetëvetes dhe Republikës së re që ne e nisëm, Basha e nisi si fjalë kyçe në diskursin e tij, por fatkeqësisht u braktis. Unë e kam propozuar që në 2012, isha deputet dhe po shikoja se si po degradonim dhe po shkonim drejt humbjes së pushtetit dhe unë kam propozuar publikisht, atëherë ndoshta ishte pak e nxituar, sot jemi të vonuar nëse do duam ta bëjmë. Është akt që e bëjnë partitë europiane dhe akti i rithemelimi nuk do të thotë shkrirjen e Partisë, por është kusht për jetëgjatësinë e saj.

Ora 16:57
Alibeaj: Mjeti i vetëm për të përballuar këtë regjim është qëndresa! Nisim sot këtë mision, edhe pse shpesh mund të mos mirëkuptohemi nga miqtë

 

I pranishëm në Kuvendin Kombëtar të PD, deputeti i zgjedhur, Ekelejd Alibeaj tha se mjeti i vetëm për të përballuar qeverinë Rama, që e konsideroi "regjim", është qëndresa, ndërsa ftoi t'i bashkohen të gjithë ata që duan ndryshimin e vendit.

Sipas Alibeaj, ky mision i PD nis sot, edhe pse 'shpesh mund të mos mirëkuptohemi nga miqtë, por e rëndësishme është të trokasim në zemrat e shqiptarëve'

"Ashtu si pakuptuar, ka dhene leksionin me te madh e ndoshta te vetem per kete situate: mjeti i vetem per te perballur regjimin eshte qendresa. Eshte rezistenca. Eshte persistenca, pa u lodhur, deshperuar apo trishtuar. Qendrese duke u mbeshtetur tek morali dhe vlerat themelore te demokracise. E drejta e votes se lire te shqiptareve eshte frymezimi, aspirata dhe synimi i vetem ne kete beteje. Kjo eshte dhe duhet te jete edhe aksioni politik tashme. Jo vetem i opozites, PD-se por i vete shoqerise shqiptare. Tashme ajo cka deri pak kohe me pare edhe mund te konsiderohej si lufte, beteje apo perpjekje per te fituar qeverisjen, duhet te jete edhe aksioni politik tashme. Jo vetem i opozites, PD-se por i vete shoqerise shqiptare. Tashme ajo cka deri pak kohe me pare edhe mund te konsiderohej si lufte, beteje apo perpjekje per te fituar qeverisjen, duhet te shnderrohet e konsiderohet si beteje, lufte apo perpjekje per rikthimin e demokracise. Duhet te jete ky dhe do te jete ky, misioni i shqiptareve te ndershem e patriote qe i bashkohen kesaj kauze. Duhet te jete dhe do te jete ky sherbimi me sublim qe ne kemi mbi supe. Qofte ai edhe edhe i fundmi sherbim. E ne kete mision, cdokush eshte i mireseardhur. Cdokush qe merr ne sy sakrifice, sepse sakrifice do te jete, cdokush qe refuzon regjimin, gjen te demokratet, tek PD, bashkudhëtarin, partnerin, te ngjashmin. Cdokush qe ka se paku nje arsye brenda vetes per te ndryshuar vendin, e te tilla besoj se kane shumica e shqiptareve.

Ne nisemi sot ne kete rrugëtim. E nisemi ballelart, te ndergjegjshem per veshtiresite, te qarte per per sakrificen, shpesh mund te mos mirekuptohemi nga miqte, por e rendesishme eshte qe trokasim ne zemrat e shqiptareve. Sepse per demokracine e per vlerat e dinjitetit njerezor, per lirine dhe vokacionin perendimor, vlera per cilat kjo parti ka lindur ia vlen te sakrifikoshe e po te jete edhe te vdesesh ne kembe!", tha ai.

Ora 16:41
Tabaku: T'i lëmë hatërmbetjet, përballja me Ramën kërkon bashkim, guxim dhe forcë

 

Teksa ka marrë fjalën sot në Kuvendin Kombëtar të PD, deputetja Jorida Tabaku i ka ftuar të gjithë  demokratët që të bëhen bashkë për t’u përballur me këtë pushtet, përballje e cila sipas saj kërkon vendosmëri, guxim dhe force.  Gjatë fjalës së saj, Tabaku theksoi se çdo demokrat duhet të bashkohet duke lënë pas mëritë dhe hatërmbetjet .

"PD duhet të shndërrohet në një parti fleksibël, inteligjente dhe efiçente për të prodhuar rezultate edhe në kushtet më të vështira në të cilat do të na vendosë Rama dhe mazhoranca e përzier e partisë-shtet dhe krimit të organizuar. Për t’u përballur me këtë pushtet që mbyt këdo na duhet vendosmëri, guxim dhe forcë! Çdo demokrate dhe demokrat do të duhet të bashkohet duke lënë pas mëritë tona, mërzitë tona dhe hatërmbetjet tona; kundërshtari ynë nuk është në këtë sallë, nuk është as mes demokratëve", tha ndër të tjera Tabaku.

Ora 14:41
Vokshi në Kuvendin Kombëtar të PD-së: Patronazhisti, rilindja e më së keqe që ne mendonim se u zhduk me komunizmin

Albana Vokshi, gjatë fjalës së saj në Kuvendin Kombëtar të PD-së, u ndal për të folur për atë që PD e cilëson si ‘masakra zgjedhore e 25 prillit’.

Vokshi tha se çështja e patronazhistëve, ishte rilindja e më së keqes që u zhduk me komunizmin. Sipas Vokshit, të dhënat e të gjithë votuesve në të gjithë Shqipërinë iu janë vënë në dispozicion shtabeve elektorale të PS.

“Dua të ndaj me ju disa gjetje për sistemin e patronazhistëve në njësinë 9 dhe 11. Vjedhja me leje e të dhënave të çdo votuesi është krimi më i rëndë elektoral që ka ndodhur në Shqipëri.
Në shkelje flagrante të ligjit, në cenim të rëndë të ligjit, të Kushtetutës, modeli më i përçudnuar i individit të gjunjëzuar nga qeveria Rama u bë simbol.
Ju siguroj që AKSHI ka përpunuar të dhënat e të gjithë votuesve në të gjithë Shqipërinë dhe ua ka vënë në dispozicion shtabeve elektorale të PS. Në to gjendet të gjitha të dhënat, deri tek shkolla e fëmijëve. Na kishin hyrë në shtëpi, patronazhisti, një nëpunës i nivelit të lartë, të mesëm, punonjës publik. Nuk ka një dallim, ai merr përsipër të spiunojë nga 10 deri 100 votues. Merr përsipër të spiunojë, familjarë, miq e të afërm. Patronazhisti është rilindja e më së keqes që ne mendonim se u zhduk me komunizmin”, deklaroi Vokshi ndër të tjera.

Ora 13:29
Ishte parashikuar në listë, Agron Shehaj pas fjalimit të Bashës refuzon të marrë fjalën në Kuvendin Kombëtar të PD

Agron Shehaj, një nga rivalët e Bashës në zgjedhjet për kryetar partie të PD, ka refuzuar që të flasë në Kuvendin Kombëtar të PD.

Ishte vetë drejtuesi i  komisionit të punimeve të Kuvendit, Jemin Gjana, i cili njoftoi se do të flasim vetëm 18 drejtues politikë nga 19 që ishin parashikuar pasi Agron Shehaj është tërhequr.

Ende nuk dihen motivet e këtij veprimi të Shehaj, pasi ai paraditen e sotme u paraqit për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit.

Ora 13:02
Paloka për kundërshtarët e kreut të PD-së: Më ikjen e Bashës zgjidhet problemi? Do doja të ishte kështu, por nuk ishte ai shkaku i humbjes

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar, foli edhe për kundërshtarët e Lulzim Bashës, ku tha se ato e kanë adresuar gabim problemin. Paloka tha se Basha nuk është fajtor për zgjedhjet e 25 prillit, dhe se ky është naivitet, që i shërben kundërshtarit.

‘Unë do dëshiroja që zgjidhja të ishte aq e lehtë saç e paraqitën disa kolegë tanë pas 25 prillit. Fajtor është Basha dhe problemi u zgjidh. Do dëshiroja që shkaku i humbjes të ishte Basha, unë apo kushdo tjetër nga ne, dhe zgjidhja do të ishte më e lehtë. Kjo nuk është kështu kjo nuk është e vërteta. Pra Rama na i paska fituar zgjedhjet se ato janë më demokratike se ne. Kjo është naivitet. Është ta kërkosh problemin aty ku nuk është. Duke adresuar gabim problemi edhe zgjidhja që ofrohet është e gabuar. Në këtë mënyrë ne i shërbejnë kundërshtarit tonë. Problemet tona të brendshme kanë luajtur një rol të pakonsiderueshëm në shkallën e manipulimit që bëri Rama.’- tha Paloka

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 18/07/2021 00:17

    Largimi i Bashes,para fjalimit te z.Kadilli,me kujton nje incident te ngjashem gjate Lojrave Olimpike te 1936 ne Gjermani.Fituesit duhet te takonin Hitlerin,por kur fitoi ne nje prej garave te vrapimit nje afro-amerikan,perfaqesues i SH.B.A,Hitleri preferoi me mire te largohej perpara,se sa t'i jepte doren dhe t'a uronte per fitoren.

    Përgjigju
  • Taksapaguesi: 17/07/2021 17:58

    Alibajga reformatori i partise me te degjeneruar,qe u krijua nga Hajdaret dhe Berishovicet.

    Përgjigju
  • Marsela: 17/07/2021 16:54

    Rexhep leka . Po prandaj s fitojne kta . Mjer populli thjesht thuaj

    Përgjigju
  • Kasap Hajdar Tyt Rexhep Leka [ kepi ]: 17/07/2021 15:06

    O popull Shqiptar ku është katandisur pd partia anti Shqiptare wc. Al8bajga nipi i kriminelit isa toska del e na tregon qëndresën kundra popullit njësoi si daja i tij kriminel. Kti turi miu alibajga ka ardhur dita që ti tregohet vëndi kti miu të gjirizeve.

    Përgjigju
  • Hja: 17/07/2021 12:01

    A moj parti e mbaruar me ket bande legenash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: ushtruan dhunë!

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: ushtruan dhunë!