Marku: Kur Basha të vij në pushtet 'kritikët' do bëhen 'lavdërues'

Mark Marku e konsideron kryetarin aktual të PD-së, Lulzim Basha më bashkëpunues se Sali Berishën. Ndalur te kritikat e shumta që vijnë për drejtimin e PD-së, Marku shprehet se me ardhjen në pushtet "kritikët" do të bëhen "lavdërues". Ndër kritikët më të fortë të Bashës në krye të PD-së është Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Edvin Kulluri, por Marku zgjodhi të mos fliste me emra.

"Si natyrë zoti Basha krijon më tepër mundësi për bashkëpunim. Më vjen mirë që janë shtuar edhe kritikat ndaj zotit Basha. Kam frikë se në momentin kur të vijë në pushtet do të pakësohen kritikat dhe kritikët do të bëhen lavdërues të Bashës, ndoshta me tepricë. Këtë frikë kam, jo atë të kritikave", tha ai.


Lajmi kryesor:

Marku në 'Pa Protokoll: Berisha egoist, s'lejonte deputetët të flisnin...por më demokratik se Rama! Basha nuk ka pasur mundësi të tregojë veten


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë