RABAT, 24 nëntor /ATSH-DPA/ - Të paktën 35 persona kanë vdekur dhe tre të tjerë rezultojnë të humbur pas përmbytjeve katastrofike që kanë prekur Marokun, njoftoi sot Ministria e Brendshme e vendit afrikan.
"Provinca më e prekur është ajo jugore e Guelmimit, ku kanë humbur jetën 24 persona", shtoi ministria e sipërcituar.
Ndërkohë, sipas agjencisë zyrtare marokene të lajmeve, AMP, 214 persona të tjerë janë shpëtuar nga përmbytjet.
Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në sistemin rrugor të vendit.
Dy diga të mëdha të vendit janë nën kontroll të vazhdueshëm./ a.jor.