Marok, dënim me vdekje për vrasësit e dy turisteve skandinave

Marok, dënim me vdekje për vrasësit e dy turisteve skandinave

Tre persona u dënuan me vdekje për vrasjen në 28 dhjetorin e kaluar në Marok të dy turisteve skandinave, Louisa Vesterager Jespersen, daneze  24 vjeçare, dhe 28 vjeçaren norvegjeze Maren Ureland.

Dënimi me vdekje do të konvertohet në denim të përjetshëm pasi prej 20 vitesh Maroku nuk kryen dënime kapitale.

Emrat e vrasësve:

Abdessamad Ejjoud, i konsideruar ‘truri’ i celulës terroriste, është autor i vrasjes së një prej vajzave.

Younes Ouaziyad ka pranuar të jetë vrasësi i norvegjezes Maren Ureland.

Rachid Afatti, gjithashtu i dënuar me vdekje, ka filmuar skenën e krimit.

Abderrahim Khayali, shoferi grupit që ka asistuar në vrasje, është larguar në drejtim të paditur.

Vrasja:

Dy vajzat viktima, kanë qënë të vetme dhe pa ndihmën e një guide, ndërsa tentonin të ngjiteshin në malin Toubkal, 70 kilometra larg nga Marrakech, kur u pikasën nga katër burrat e celulës xhihadiste. Trupat e vajzave u gjetën mëngjesin e ditës së nesërme nga një bari i zonës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat