MAROK - Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Marok, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, u prit sot nga Presidenti i Dhomës së Lartë të Parlamentit Mohamed Cheikh Biadillah ku vlerësuan se forcimi i marrëdhënieve ndërparlamentare kontribuon në afrimin e mëtejshëm të dy vendeve.
Gjithashtu gjatë takimit, të dyja palët ndanë bindjen se forcimi i bashkëpunimit mes Marokut dhe Shqipërisë në planin ndërkombëtar, konsolidon më tej përpjekjet e përbashkëta në luftën kundër terrorizmit si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë në botë.
Në fjalën e tij Biadillah, vuri në dukje se kjo vizitë e delegacionit parlamentar shqiptar në Rabat, avancon marrëdhëniet mes dy vendeve tona një faze tjetër bashkëpunimi.
Në këtë kuadër, Biadillah nënvizoi se Dhoma e Këshilluesve të Marokut do të mbështesë intensifikimin e kontakteve parlamentare mes grupeve reciproke të miqësisë dhe në forumet ndërkombëtare.
Ndërsa nga ana e tij Meta u shpreh se kjo vizitë dëshmon vullnetin e qartë të Shqipërisë për të forcuar marrëdhëniet njerëzore, tregtare e politike me Marokun, që sipas Metës përfaqëson një vend me peshë të veçantë në pellgun e Mesdheut.
Kryetari i Kuvendit bëri një vlerësim të veçantë për reformat e mëdha që janë ndërmarrë në Marok gjatë viteve të fundit, duke vënë në dukje se dy parlamentet duhet ta shtojnë mbështetjen e tyre për qeveritë respektive, në funksion të konkretizimit dhe përmirësimit të cilësisë së bashkëpunimit mes dy vendeve.
Kreu i Kuvendit gjatë kësaj vizite është takuar ditën e sotme dhe me homologun e tij maroken Rachid Talbi Alami.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com