Marok, përmbyset treni, 6 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur

Marok, përmbyset treni, 6 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur

Foto nga vendngjarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në afërsi të kryeqytetit maroken, ku një tren ka dal nga shinat,e si pasoj ka vrarë të paktën 6 vetë dhe duke plagosur mbi 80 të tjerë, ka njoftuar një zyrtar hekurudhor.

Sipas kreut të kompanisë kombëtare hekurudhore të ONCF të mbretërisë, Mohamed Rabie Khlie, ka njoftuar për gazetarët në vendin e ngjarjes se:

Përmbysja e trenit ka vrarë gjashtë persona sipas të dhënave të fundit dhe ka lënë 86 të plagosur në gjendje të rëndë.  

Një hetim është hapur për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. 

                    Mohamed Rabie Khlie

Gjithashtu për ngjarjen e ndodhur një fotograf i AFP ka njoftuar se ekipet e shpëtimit po punonin për të rimarrë trupat nga treni i përmbysur.

Përplasja e trenit ndodhi rreth 20 kilometra në veri të Rabatit midis qyteteve Kenitra dhe Sale, me mediat lokale duke thënë se makinisti i trenit ishte midis të vdekurve.

Mbreti Mohammed VI është shprehur se do të paguante shpenzimet e varrimit të viktimave dhe për trajtimin e të lënduarve, të cilët u dërguan në spitalin ushtarak të Rabatit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë