Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministri maroken, Abdelilah Benkirane, angazhohen të rrisin bashkëpunimin në planin euro-mesdhetar, në funksion të zhvillimit ekonomik mes Marokut dhe Shqipërisë.
Gjatë vizitës në Rabat, kryeparlamentari shqiptar u prit nga kryeministri i vendit, te cilit iu shpreh se Shqipëria i çmon marrëdhëniet me Marokun, një vend mik i shqiptarëve dhe me peshë konstruktive në rajon. Në këtë kuadër, Meta vlerësoi punën e autoriteteve marokene për reformimin dhe transformimin pozitiv shoqëror dhe ekonomik të vendit.
Kryeministri Benkirane tha se Maroku ndjehet afër Shqipërisë dhe se qeveria e tij dëshiron të zhvillojë marrëdhënie substanciale që reflektojnë të njëjtin nivel miqësie që ekziston mes dy popujve.
Në këtë drejtim, kryetari i Kuvendit propozoi përshpejtimin e finalizimit të marrëveshjeve në proces, veçanërisht në drejtim të lehtësimit të vizave, nxitjes dhe mbrojtjes së investimeve dhe për eliminimin e taksimit të dyfishtë, hapa që do të hapnin rrugën për një intensifikim të dukshëm të shkëmbimeve njerëzore dhe tregtare mes dy vendeve.
Gjithashtu, Meta dhe Benkirane vlerësuan se duke marrë në konsideratë procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe marrëdhënien preferenciale që Maroku gëzon me Bashkimin Evropian, dy vendet duhet të rrisin bashkëpunimin në planin euro-mesdhetar, jo vetëm në funksion të paqes dhe stabilitetit, por edhe në shërbim të rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik të të dy popujve.
Në përfundim, duke nënvizuar qëndrimin e qartë të Shqipërisë për respektimin e integritetit territorial të Marokut, kryetari i Kuvendit kërkoi që Maroku të rrisë bashkëpunimin me Kosovën dhe të avancojë drejt njohjes së plotë të pavarësisë së saj.
/Shqiptarja.com