Vajza, i fejuari shqiptar dhe i dashuri maroken... të tre brenda një banesë në të njëjtën kohë.

Është kjo ngjarja që ka ndodhur gjatë orëve të vona të një ditë më parë në një fshat italian të komunës Bra, ku 33-vjeçari maroken u hodh nga dritarja e banesës dhe u dëmtua lehtë në këmbë.

Nga spitali i “San Lazzaro” në Alba, ai iu përgjigj edhe pyetjes së mjekëve se si ndodhi ngjarja.

33-vjeçari tregoi se u ftua nga një ‘mikeshë’ për të kaluar natën në banesën e saj.

Por, asnjëri nga ata nuk e dinte që i fejuari i vajzës, një 30-vjeçar shqiptar i cili punonte në Francë, do të nisej për atje një ditë më vonë se sa ishte parashikuar, raportojnë mediat lokale.

Teksa vajza dhe marokeni ishin në banesë, ky i fundit u përpoq të fshihej, i fiksuar nga reagimi i të fejuarit shqiptar, i cili sapo hyri, vuri re dy gota vere mbi tavolinë dhe një palë atlete meshkujsh që nuk i njihte.

Nuk shërbyen justifikimet e të fejuarës, tashmë një ish, të cilën e shtyu me forcë larg vetes dhe nisi të kërkonte “tjetrin” në dhomat e vogla të apartamentit.Marokeni ishte kyçur në banjo.

Porta e derës u shqye pas shkelmave të shqiptarit, por ai nuk arriti të ‘shtinte në dorë’ marokenin i cili u hodh nga dritarja.

Ai bëri një kërcim nga katër metra lartësi dhe arriti të largohej, duke pësuar vetëm disa dëmtime.  

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)