Marrëdhëniet e Shqipërisë me
Venedikun, një histori e injorua

Marrëdhëniet e Shqipërisë me<br />Venedikun, një histori e injorua
TIRANE- Historia e marrëdhënieve të Shqipërisë me Venedikun ka qenë një histori e injoruar. Kështu kanë pohuar dje studiuesit Pirro Misha dhe Aurel Plasari në një diskutim interesant që ngjall debate të mëtejshme në rishikimin e historisë së këtyre marrëdhënieve.

Diskutimet janë organizuar nga Instituti Italian i Kulturës dhe Biblioteka Kombëtare me mbështetjen e Rajonit Veneto dhe patronazhin e Ambasadës Italiane gjatë prezantimit të librit “L’Albania Veneta” –“Shqipëria Venedikase” me studime nga B. Crevato – Selvaggi, J.J. Martinoviq, D. Sferra, C. Schiavo, P. Xhufi, në kuadër të së enjtes së fundit letrare. Libri, kuruar nga Marco Polo System, përshkon historinë e Shqipërisë Venedikase, shprehje që i referohet kufijve të Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku katër shekujt e pushtimit të Serissima-s Republikës së San Marco-s kanë lënë një trashëgimi të pasur historike, shpirtërore dhe kulturore.

“Është epërsia, fillimisht, e territoreve të Shqipërisë së Veriut që bëhen pjesë e Republikës së Venedikut (Durrës 1392, Shkodër në 1405) për t'i dhënë emrin "Albania veneta" në qytete, porte dhe pjesë territoresh që në fakt, pas 1501, rënies së Durrësit në duart e turqve, janë, sot, të gjitha, pjesë e Malit të Zi. Të vendosura në kufijtë jugorë të sundimit venecian në Adriatik dhe në kontrast me turqit, shumë nga këto qytete do të mbeteshin veneciane deri në rënien e Republikës së San Marco-s në 1797,  duke ndarë ekonominë dhe aktivitetet e lidhura me detin dhe tregtinë, duke u bërë madje një “enklavë” në tokën turke, kur, më 1699, Republika e Raguzës, me territoret e saj kufizuese, do t’u lejonte osmanëve një dalje të vogël në det pranë Suttorina-s, vetëm për të krijuar një mburojë mes territoreve të saj dhe atyre të venedikasve në jug”, pohon studiuesi Aurel Plasari.

Sipas tij deformimi për shekuj me radhë i historisë së marrëdhënieve të Shqipërisë mevenedikun ka ardhur edhe për arsye të rëndomta, siç janë tendencat e ortodoksisë për t’i dhënë rëndësi marrëdhënieve me bizantin dhe otomanëve për të anuar nga kahu i marrëdhënieve të tyre. Dje, pas përshëndetjeve të Andrea Bonifacios, që përshkroi lidhjet e hershme të Shqipërisë me Venedikun dhe dha fakte për gjurmët e marrëdhënieve kulturore që kanë mbetur në këto vende, studiuesit Pirro Misha dhe Aurel Plasari e kanë zhvendosur problemin e njohjes së historisë së marrëdhënive tëvenedikut me Shqipërinë paraturke në sfondin e një debati shkencor.

Studiuesi Pirro Misha foli për klishetë e ngritura gjatë shekujve për këto marrëdhënie, të cilat sipas tij janë të injoruara dhe të paragjykuara. Misha kujtoi mënyrën sesi trajtohej në tekstet shkollore dhe vijon ende të trajtohet Venediku edhe sot. Mes të tjerave Misha kujtoi edhe një klishe artistike, mënyrën si trajtohet Venediku në filmin Skënderbeu; ku vihet tinëzisht kundër interesave të shqiptarëve. Studiuesit kanë theksuar se nga studiues të ndryshëm vihen re manipulime të historisë, të cilat tashmë duhet të rishikohen në baza shkencore dhe të argumentuara me fakte.

Faktet, sipas studiuesve Plasari dhe Misha flasim shumë përtej klisheve të ngulitura deri më sot për raportet e Shqipërisë me Venedikun. Studiuesi Aurel Plasari e sheh botimin e studimit “Albania Veneta” “me interes për malazezët, italianët dhe një pjesë të shqiptarëve”, siç u shpreh ai. Megjithatë ai shprehet se historia e këtyre marrëdhënive është shumë e komplikuar dhe e diskutueshme, sipas tij në dy kuptime: në kuptimin e ngushtë të Shqipërisë Veneciane dhe në kuptimin e gjerë të Shqipërisë Otomane.

Ky libër duket se do të ngjall mjaft interes edhe sot në Shkodër (një nga ish-portet më të fuqishme veneciane), gjatë prezantimit që do t’i bëhet në sallën e Këshillit Bashkiak, në prani të Konsullit të Nderit Vito Antonio Stigliani dhe të Kryetarit të Bashkisë Lorenc Luka. Aktiviteti do të vijojë me përurimin e një ekspozite me të njëjtën temë në pedonalen e qytetit.
 
Rëndësia historike e “L’Albania Veneta”-s
 
Studimet e përfshira në librin “L’Albania Veneta” me studime nga B. Crevato – Selvaggi, J.J. Martinoviq, D. Sferra, C. Schiavo, Pëllumb Xhufi janë pjesë shumë e rëndësishme e historisë së kombit shqiptar. Studimet që përfshijnë Mesjetën e mesme e të vonë, të banorëve të Shqipërisë së Veriut, plotësohen me lëndë e studime, të cilat krijojnë mundësinë për të zgjeruar këndvështrimin, për të argumentuar me teza dhe kudërteza çështjet historike e sociale, por edhe për të hedhur poshtë tezat abuzive tw studiuesve nacionalist.

  “Albania veneta”-“Shqipëria venedikase” përbëhet nga një tokë shqiptare tashmë të copëtuar dhe të shkëputur forcërisht nga trupi prej fqinjëve. Njohja me “Albania veneta” risjell në vëmendjen e studiuesve dhe tonën të vërteta të pamohueshme në rrafshin e vlerave historike. 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike