Marrëveshja detare,Nard Ndoka:
Duam transparencë për negociatat

Marrëveshja detare,Nard Ndoka:<br />Duam transparencë për negociatat<br>
Deputeti i Partisë Demokratike Nard Ndoka, i ftuar në studion e Report Tv ka folur mbi qëndrimin që ka mbajtur Qeveria në raport me marrëveshjen detare me Greqinë.

Ndoka shprehet se nuk ka transparencë nga ana e Ministrit të Jashtëm dhe flet për mungesë dokumentimi të procesit të negociatave duke shprehur se janë marrë më tepër informacione nga Qeveria greke se sa nga ajo shqiptare.

 “Ministri i jashtëm e ka marrë si mision të tij, si ego për të realizuar këtë marrëveshje dhe ka hedhur shumë dyshime pasi nuk është transparent në hapat që janë ndërmarrë për të zhvilluar negociatat. Ka më shumë informacion nga grekët se nga qeveria shqiptare.”

Ai shpreh se tentativat për të komunikuar me Ministrin e jashtëm nuk kanë qenë të suksesshme për shkak të reagimit të këtij të fundit.

“Kemi thirrur dy herë Ministrin e jashtëm dhe është krijuar një situatë jo profesionale dhe pa gjuhë etike. Nuk kemi asnjë dokument, në komision është treguar agresiv dhe jo një qytetar i mirë që kërkon bashkëpunim.”

Çfarë të fshehte mendoni se ka këtu?
“Unë nuk dyshoj se mund të ketë një të fshehtë përtej mungesës së profesionalizmit që ka treguar Ministri i Jashtëm. Procesi ka qenë i pa dokumentuar. Kjo marrëveshje është hedhur poshtë nga gjykata kushtetuese dhe duhej një transparencë më e madhe që ai nuk e ka bërë.”

Po sa i përket qëndrimit të Presidentit?
Presidenti u tregua mjaft i hapur në mënyrë të mos kthehet në një betejë politike. Presidenti ishte i hapur për të bashkëpunuar me Kryeministrin, me Ministrin e Jashtëm, me Parlamentin, me Specialistët. Unë gjykoj se Presidenti po përpiqet që ta mbështesë këtë proces në mënyrë maksimale. Ai u tha anëtarëve të komisionit “keni edhe punë të tjera, por unë kam vetëm këtë pasi ma ka ngarkuar Gjykata Kushtetuese”.

Ndoka është shprehur se marrëveshja me Greqinë është në interesin e të gjithëve dhe ajo çfarë kërkohet është transparencë nga ana e Ministrit të Jashtëm.

“Askush nuk dëshiron që të mos ketë një marrëveshje me Greqinë, të jetë një marrëveshje sa më e mirë e mundshme pasi është shtet i fuqishëm, ka vëmendje të veçantë të pjesës detare, ndaj ne jemi të interesuar. Por, është mirë të kërkohet edhe asistencë teknike nga ndonjë kompani e specializuar për këtë çështje."

Duke u nisur nga zhvillimet e fundit, po pengohet apo po çohet përpara çështja? A po ndryshon diçka në paktin me Greqinë?
“Është krijuar një hendek tek pjesa e besueshmërisë, jemi bërë qesharakë me raportet institucionale të brendshme, pasi diplomacia greke ka transparencë dhe i thotë gjërat siç janë. Ne kemi mungesë transparence dhe bashkëpunimi.”

Çfarë humbet Shqipëria dhe çfarë përfiton?
“Greqia asnjëherë nuk e ka përdorur veten kundër nesh, ka pasur periudha që marrëdhëniet nuk kanë qenë të favorshme dhe ajo përsëri nuk na ka penalizuar e nuk besoj ta bëjë. Ministri i jashtëm e ka ngarkuar së tepërmi duke e shpërndarë edhe me çështje të tjera të kaluara në kohë. Duhet t’i jepet rëndësia dhe puna e vet.”

Presidenca kërkoi sqarime për grupin negociator, cilat kërkesa do të shtrohen nga komisioni dhe politika?
"Është aplikuar një praktikë fare modeste pa informacion dhe përgjegjshmëri  me të cilën i është drejtuar presidentit. Është e pafalshme që Bushati kishte ka publikuar gjëra të paqena dhe ka pasur mungesë bashkëpunimi bashkëpunim me Presidentin."

Kush është garancia që ofron Presidenti?
"Presidenti po qëndron strikt vendimit të gjykatës kushtetuese. Stafi i tij ka mundësitë profesionale dhe morale për ta ndjekur procesin. Janë gjëra teknike dhe habitem se pse Ministri i Jashtëm, psh. nuk ka një hartë shqiptare, akoma operohet me harta të Britanisë së madhe. Ka shumë elementë që mungojnë. Këto kërkohen si një platformë  që Presidenti duhet të ketë paraprakisht."

A është Shqipëria midis dy zjarreve, sa i përket Greqisë dhe Turqisë?
"Rama ka rënë pre e kësaj skeme, është treguar më tepër se duket si një byrazer i Erdoganit, çfarë ka dobësuar besimin e shtetit grek. Ka qenë një përfitim i rastit ndërsa tani kemi të bëjmë me një rast diplomatik."

 

d.gj/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)