Marrëveshja e Brukselit, Kurti:
Tinëzare, në kuriz të Kosovës

Marrëveshja e Brukselit, Kurti:<br />Tinëzare, në kuriz të Kosovës
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka cilësuar si tinëzare marrëveshjen për gjykatat në veri të Kosovës, të arritur në takimin e 9 shkurtit në Bruksel ndërmjet kryeministrave Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiç.

Vetëvendosje është subjekti i vetëm politik në Kosovë që ka kundërshtuar në vazhdimësi dialogun Prishtinë - Beograd që po zhvillohet me ndërmjetësimin e Brukselit.

“Kemi një marrëveshje të re që bëhet në Bruksel se si të ndahet gjyqësia e Kosovës nga Mustafa e Vuçiç midis serbëve e shqiptarëve. Gjithmonë me një kryetar serb aty”, ka thënë Kurti.

Ai ka sqaruar se nuk e ka parë marrëveshjen. "Nuk kemi se si ta shohim për shkak se edhe bisedimet e zhvilluara në Bruksel, edhe marrëveshja atje janë zhvilluar tinëz popullit të Kosovës dhe Kuvendit të Republikës”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, ky dialog nuk ka si qëllim normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë, por është dialog për sabotimin e shtetësisë së Kosovës.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot