Marrëveshja e vonë, njësohen 
diplomat shqiptare me ato serbe

Marrëveshja e vonë, njësohen <br />diplomat shqiptare me ato serbe
TIRANE- Diplomat shqiptare do të njihen edhe në Serbi. Kjo ishte marrëveshja e arritur në orët e vona ndërmjet Kryeministrit Edi Rama dhe kreu të qeverisë serbe Aleksandër Vuçiç. Lajmi u bë i ditur nga vetë kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama në fjalën e tij të mbajtur në Preshevë. Sipas kryeministrit shqiptar, pas shumë bisedimesh ishte arritur marrëveshja që ndërmjet dy shteteve do të mund të njihen diplomat e studimeve universitare.

Marrëveshja
Sipas marrëveshjes së nënshkruar të gjitha diplomat shqiptare do të njihen në Serbi, pra nëpërmjet tyre, qytetarët shqiptar mund të punësohen në shtetin serb. Por kjo marrëveshje ka një domethënie shumë të madhe. Konkretisht nëpërmjet kësaj marrëveshje, është e mundur që bashkëkombasit shqiptar të Luginës së Preshevës të mund të arsimohen në Shqipëri, pra të kryejnë universitetin në shqip dhe jo në serbisht dhe njëkohësisht diploma që ata do të marrin do të quhet e njëjtë me atë të shtetit serb.

Kësisoj, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ndërmjet kreut të qeverisë shqiptare dhe asaj serbe mund të quhet një sukses i jashtëzakonshme pasi tani më të gjithë kombësit shqiptar që janë në territorin e shtetit serb do të mund të arsimohen në gjuhën amtare dhe jo në atë serbe. “Pas një diskutimi me kryeministrin e Serbisë në orët e fundit të mbrëmjes kemi firmosur marrëveshjen për shkëmbimet e të rinjve, por çfarë për ne është e rëndësishme, edhe për njohjen reciproke të diplomave”,- tha Rama

Kuotat
Kryeministri Rama theksoi dje në fjalën e tij në Preshevë se për studentët shqiptare që do të vijnë nga Presheva për të studiuar do të ketë kuota pa limit. Konkretisht sipas tij, të gjitha degët e universiteteve shqiptare, përjashtuar ato të mjekësisë, do të kenë kuota të pa limituara, ndërsa për fakultetin e mjekësisë do të ketë dyfishim të vendeve që do të pranohen nga student nga Lugina e Preshevës. “Diploma e Shqipërisë është e barazvlefshme me atë të marrë në Republikën e Serbisë. Pavarësisht mosdakordësisve të njohura, unë jam besimplotë që kemi hapur një faqe të re në marrëdhëniet Shqipëri-Serbi. Për studentët e Luginës së Preshevës kuotat e pranimit në universitetet e Mjekësisë në Tiranë do të dyfishohen ndërsa për universitetet e tjera ato do të jenë pa limit”,- theksoi Rama.
 
Marrëveshja, Serb-Shqipëri pa viza, vetëm me letërnjoftim
Në ditën e parë të vizitës në Serbi, kryeministri Rama dhe kreu i qeverisë serbe nënshkruan disa marrëveshje ndërmjet tyre ku njëra konsistonte në lëvizjen e lirë të qytetarëve ndërmjet dy shteteve. Konkretisht një nga këto marrëveshje parashikonte që qytetarët shqiptar dhe ato serb mund të udhëtonin ndërmjet dy shteteve vetëm me arta identiteti duke e lehtësuar në maksimum lëvizjen e lirë qytetare ndërmjet dy shteteve ballanike. Këto marrëveshje pritet të hyjnë në fuqi pas ratifikimit të tyre në rrugë zyrtare nga parlamentet e dy vendeve.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna