PRISHTINE - Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se marrëveshja për koalicionin qeverisës ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike, është punë e politikanëve të Kosovës dhe jo e ambasadës amerikane apo e bashkësisë ndërkombëtare.
Jacobson tha se qeveria e re, cilado që të jetë përbërja e saj, duhet të punojë shpejt dhe me përkushtim për përmbushjen e përparësive strategjike të Kosovës, ndërsa shtoi se java e ardhshme mund ta gjejë vendin me institucione të reja.
Ambasadorja amerikane vlerësoi edhe rolin e presidentes Atifete Jahjaga në ndërmjetësimin e zgjidhjes së krizës politike në vend, ndërsa shprehu angazhimin e saj për të qenë vëzhguese e proceseve politike në Kosovë.
/Shqiptarja.com