Marrëveshja me CEZ,Paloka:Rama
iu fali çekëve 3 miliardë dollarë

Marrëveshja me CEZ,Paloka:Rama<br />iu fali çekëve 3 miliardë dollarë
Menjëherë pas deklaratës të Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë, ka reaguar Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
 
“Edi Rama po i qeveris mirë çekët dhe ata janë të kenaqur. U fali borxhin kompanisë, 3 miliardë dollarë. U dha edhe 95 milionë euro në dorë. Çekët dhe kryeministri ynë kanë hapur shampanjën”, ka thënë kreu i demokratëve në Kuvend, Edi Paloka.
 
Sipas tij të vetmit që do e vuajnë skandalin me ÇEZ, vjedhjen e shekullit të firmosur nga Edi Rama, janë shqiptarët që kanë për ta paguar nga xhepi i tyre këtë megakorrupsion me 1.1 milionë lekë për kokë.
 
“Kryeministri ynë po qeveris mirë çekët, por po vjedh shqiptarët. Këtë që i ka bërë Rama vendit me marrëveshjen me ÇEZ, asnjë armik nuk ia ka bërë Shqipërisë”, përfundon reagimi i Palokës.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

 Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, Vuçiç: Nuk do t'i kërkoj falje askujt, ata e dinë mirë se nuk ishim ne

Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, Vuçiç: Nuk do t'i kërkoj falje askujt, ata e dinë mirë se nuk ishim ne