Marrëveshja për drejtësinë
Zhivkoviç: Serbia njohu Kosovën

Marrëveshja për drejtësinë<br />Zhivkoviç: Serbia njohu Kosovën
BEOGRAD - Ish-kryeministri serb, tashmë deputet, Zoran Zhivkoviç, ka deklaruar se qeveria e udhëhequr nga Aleksandër Vuçiç me nënshkrimin e marrëveshjes për gjyqësorin në Kosovë ditën e djeshme ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta serbe “Blic” sipas së cilës Zhikoviç, duke komentuar marrëveshjen e mbrëmshme të nënshkruar në Bruksel mes kryeministrit të Serbisë Vuçiç dhe atij kosovar Isa Mustafa, Serbia e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ish-kryeministri ka shtuar se marrëveshja në fjalë i jep fund gjykatës aktuale në veri të Mitrovicës dhe e integron atë në sistemin e drejtësisë së Kosovës.
 
Ditën e djeshme, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, kryeministrat e dy vendeve, me ndërmjetësimin e Shefes së Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe sa i përket drejtësisë. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot