Sa më shumë afrohet koha e përcaktuar për finalizimin e një marrëveshje midis Iranit dhe fuqive perëndimore, aq më shumë shtohen zërat për një shtyrje të bisedimeve në lidhje me programin bërthamor të Iranit.
 
Media të huaja citojnë burime brenda tryezës së bisedimeve që po mbahen prej ditësh në Vjenë të Austrisë, të cilët thonë se negociatat pritet të shtyhen për muajin e ardhshëm.
 
Ora 23:00 e mbrëmjes së sotme do të jetë edhe afati i fundit për të zgjidhur një mosmarrëveshje mbi 12 vjeçare midis 6 fuqive botërore Britanisë, Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë iraniane.
 
Jo më larg se një ditë më parë u tha se ata janë larg një marrëveshje, duke shtuar mundësinë edhe për një shtyrje të bisedimeve. Shtetet perëndimore duan të reduktojnë kapacitetin e Iranit në prodhimin e armëve bërthamore, por Teherani është i vendosur në zgjerimin e tij, gati 20-fish në vitet e ardhshme.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)