Marrëveshja Thaçi-Mustafa
sulmohet dega e LDK në Prishtinë

Marrëveshja Thaçi-Mustafa<br />sulmohet dega e LDK në Prishtinë
Dega e parë e LDK-së në Prishtinë, në lagjen Kodra e Trimave, ka rënë pre e një sulmi nga persona deri më tani të paidentifikuar.

Sipas mediave kosovare selia e kësaj dege, e cila ndodhet në rrugën “Vëllezërit Fazliu” është sulmuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi këtë rast. Përveç thyerjes së xhamave nuk ka pasur dëme tjera materiale.

Ky akt vandal vjen një ditë pasi LDK nëpërmjet një njoftimi është shprehur kundër marrëveshjes së koalicionit qeveritar me PDK. Megjithatë, kryetari i kësaj dege, Ismet Beqiri, ka reaguar menjëherë dje kundër njoftimeve se Dega I e partisë së tij ka kundërtuar koalicionin PDK-LDK.

Ai ka thënë se kjo degë nuk është takuar fare dhe rrjedhimisht nuk ka pasur mundësi të ketë reagim të saj mbi aprovimin e një marrëveshje të mundshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës