Marrëveshje mes Portit të Shëngjinit
 dhe Autoritetit Portual të Levantes

Marrëveshje mes Portit të Shëngjinit<br /> dhe Autoritetit Portual të Levantes
Një marrëveshje bashkëpunimi është nënshkruar mes portit të Shëngjinit dhe porteve pulieze në jug të Italisë. Marrëveshja u nënshkrua me autoritetet portuale të Levantes në Itali nga Drejtori i Portit të Shëngjinit, Gjovalin Tushaj. 

Ky i fundit tha se ambiciet “tona janë të mëdha”, ndërsa shtoi se “60% e volumit të mallrave që lëvizin drejt porteve italiane vijnë pikërisht nga rajoni ynë”. 

"Ne jemi një port i vogël, por shumë i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë dhe lidhjet e afërta me Ballkanin nëpërmjet rrugës së kombit. Ambiciet tona janë të mëdha dhe këtë e lidhin me faktin se 60% e volumit të mallrave që lëvizin drejt porteve italiane vijnë pikërisht nga rajoni ynë, ndaj dhe ne synojmë që t’i joshim bizneset, e pse jo edhe pasagjerët që të zgjedhin Shëngjinin për lëvizjet e tyre, e kjo nëpërmjet tarifave dhe eliminimit të vonesave", deklaroi Tushaj.

Ndërsa, Mario Mega, sekretar i Përgjithshëm i Autoritetit Portual të Levantes, tha: "Unë e kuptoj se mundësitë e bashkëpunimit mes Shëngjinit dhe Pulias janë të mëdha dhe sigurisht ky është edhe interesi jonë, ndaj kemi treguar gatishmërinë e plotë për firmosjen e kësaj marrëveshjeje. Tërheqja e fondeve të Bashkimit Europian edhe drejt portit të Shëngjinit do t’i japë mundësi këtij të fundit që të rrisë performancën e tij".

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet detaji i parë nga dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit

Zbulohet detaji i parë nga dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit