Marrëdhëniet Turqi-Rusi/ Presidenti Erdogan takim me Putin në Moskë për konfliktin në Siri

Marrëdhëniet Turqi-Rusi/ Presidenti Erdogan takim me Putin në Moskë për konfliktin në Siri

Vladimir Putin, Presidenti i Rusisë dhe homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ka udhëtuar këtë të mërkurë në Moskë  për një vizitë njëditore, ku do të takohet me homologun e tij rus Vladimir Putin, në Rusi raporton Anadolu Agency.

Sipas agjencive së lajmeve turke mësohet se në qëndër të takimit mes presidentëve të dy vendeve do të jetë propozimi i  Ankarasë për krijimin e një zone të sigurisë në Siri .

Ndërkohë, bëhet e ditur se presidenti turk do të jetë i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglulu, Ministri i Energjisë dhe Resurseve Natyrore, Fatih Donmez, Ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ministri i Bujqësisë Bekir Pakdemirli, shefi i inteligjencës turke MIT, Hakan Fidan,  dhe disa diplomatë të tjerë që do të jenë pjesë e këtij delegacioni.

Mësohet se në kuadër të kësaj vizite do të mbahet dhe një takim delegacionesh me ministrat dhe zyrtarët e të dy vendeve, ku do të shkëmbehen mendime rreth marrëdhënieve Turqi-Rusi, si dhe rreth çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare, duke përfshirë çështjen e konfliktit në Siri.

Ky takim vjen pas  njoftimit të presidentit të Shtetëve të Bashkuara Donald Trump i cili është deklaruar më herët për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria, ku secili nga vendet kanë rënë dakort për kordinimin e operacioneve të përbashkëta në terren.

Turqia kërkon krijimin e një zone të sigurisë, me qëllim që të krijojë një zonë të ndërmjetme mes kufirit të saj dhe rajonit sirian ku zhvillohen luftime. Bëhet fjalë për një zonë sigurie prej 32 kilometrash, krijimin dhe kontrollin e këtij korridori e të cilit  Turqia është deklaruar më herët se do ta marrë vetë përsipër.

Dy shtetet kanë mbajtur deri më tani qëndrime të kundërta për konfliktin në Siri, ku Rusia mbështet qeverinë e presidentit sirian Bashar al-Assad, ndërsa Turqia është në anën e luftëtarëve opozitarë të cilën janë kundër qeverisë së al-Assadit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë