Marrëdhënie e re Rama-Meta? Blendi Fevziu në Report Tv: Mos mendoni të ketë përplasje tani, debati pas zbutjes së masave

TIRANE-Blendi Fevziu në një intervistë për Report Tv në edicionin qendror të lajmeve me gazetarin u shpreh se nuk beson se COVID-i është konspiracion, prandaj kërkoi që të respektohen masat e distancimit në mënyrë që mos të rikthehemi sërish në karantinë në verë, pasi do të jetë më i vështirë qëndrimi. "Në gjykimin tim, besoj se nga fundi i majit do të jemi relativisht të hapur, por nëse do të ketë rritje mund të shkojmë mbrapsht".

Por si e ka parë ai marrëdhënien mes Edi Ramës dhe Ilir Metës dhe a mendon se ka një rregullim? "Nuk e besoj, është krejtësisht normale. Meta më tha ka rakorduar për të zbatuar disa nga masat. Mos mendoni të ketë përplasje në një situatë pandemie. Debati normal do të vijë me zbutjen e masave. PD-ja nuk ka ndonjë debat, por denoncime. PD-ja po mundohet të përmirësoja ca gjëra po të verë në pah disa defekte, nuk është debat i mirëfilltë politike. Debati i mirëfilltë politik është si do të votohet, kur, reforma zgjedhore. Nuk besoj se do të jenë të njëjtë, pandemia solli edhe një lloj zhvlerësimi të sjelljes politike" tha gazetari Blendi Fevziu.

Por a ka pasur nevojë për përmirësime kjo situatë? "Pas një diskutim. Shumë gjëra mund të ishin bërë më mirë, por jemi në kushtet e panjohura. Nuk është se ka një formulë si duhet të ishin bërë gjërat, secila ka ecur me hamendje. Përmirësim mund të kishte në paketën ekonomike, si po bëhet disbursimi".

Por si i ka kaluar këto ditë karantine gazetari Blendi Fevziu? "Nuk është se kam pasur karantinë klasike, detyrohem të punoj shumë herë më tepër se ditët e zakonshme. Nuk punoj në zyrë po në shtëpi. Nuk kam lexuar, është fatkeqësi për arsye të ritmit të punës. Emisionet bëhen me 12-13 veta cdo mbrëmje, përgatitja e pyetjeve kërkon kohë, gati 160 pyetje për 2-3 orë, pastaj 2-3 shikoj mesazhet që më vijnë në Facebook dhe Instagram për ankesat".

Dërgimin e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në Itali, ai e vlerëson si detyrim. "Detyrim të Shqipërisë për të dërguar mjekë dhe infermierë. Shqipëria i ka një detyrim jo të vogël Italisë. Raportet mes fqinjëve janë dhënie dhe marrje dhe jo vetëm marrje". Gjatë bisedës ai zbuloi edhe një pjesë nga intervista me ish-ambasadorin e SHBA në Shqipëri, Arvizu. "Po më thoshte se globi i ka unifikuar problematikën, flitet për të njëjtën gjë si në SHBA, Tiranë apo kudo".  

Në fund ai komentoi edhe propozimet e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja për përballimin e situatës ekonomike. "Kostoja e asaj që do të paguajmë do jetë shumë e lartë, do të prekë njerëzit më në nevojë dhe hallexhinj. Ata që kanë më shumë mundësi financiare nuk preken deri në bazën e tyre. Unë nuk e pashë me vëmendje deklaratën e Beqajt, nuk di të them, por është absurde. Duhet të gjejmë një formë tjetër, nuk mund ta kërkosh duke ulur pensionet. Ja i ule, por me fasonët cfarë do të bësh, apo turizmin, nëse nuk do të ketë fluturime, se vendimi është europian. Nuk është zgjidhje e momentit. Nëse kriza do të arrijë në atë pikë për Shqipërinë do të ishte shumë e rëndë dhe katastrofë" tha ai.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 28/04/2020 21:32

    Shëmtirë e gjallë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!