Marrëdhëniet Bruksel-Rusi, Ministri i Jashtëm gjerman thirrje ministrave të jashtëm të BE-së të sanksionojnë zyrtarë rus

Marrëdhëniet Bruksel-Rusi, Ministri i Jashtëm gjerman thirrje ministrave të jashtëm të BE-së të sanksionojnë zyrtarë rus

Ministrat e jashtëm të BE, po zhvillojnë një takim në Bruksel ku diskutohet marrja e sanksioneve kundër shtypjes së protestave nga ana e qeverisë ruse.  

Ministrat e jashtëm nga vendet anëtare të BE u takuan në Bruksel për të diskutuar mundësinë e miratimit të sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë pas shtypjes  së protestave kundër mbështetësve të kritikut të Kremlinit Alexei Navalny.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas u kërkoi homologëve të tij të Bashkimit Europian të japin dritën jeshile për të sanksionuar zyrtarë rusë, të cilësuar përgjegjës për burgosjen e kritikut të Kremlinit, Navalny dhe ndalimin e aktivistëve pro-demokracisë.  

Thirrja e Berlinit hap rrugën që sanksionet të vendosen muajin tjetër duke dërguar një mesazh për presidentin Vladimir Putin, mesazh ky që lë të qartë se debati dhe protesta duhet të lejohen në Rusi.

Moska ka akuzuar vazhdimisht Bashkimin Europian për ndërhyrje në punët e brendshme. 

Pak ditë më parë ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov paralajmëroi se nëse unioni vijon me ndërmarrjen e sanksioneve, Moska mund të shkëpusë raportet me Brukselin.

Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së në mënyrë virtuale do të marrë pjesë edhe sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken.

Ndërkaq Putin deklaroi të mërkurën se Rusia duhet të sigurohet që zgjedhjet e saj parlamentare, të planifikuara për në shtator, të mos cenohen nga ndërhyrjet e huaja.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe BE-së janë tensionuar ndjeshëm pavarësisht nga një vizitë e fundit nga shefi i  politikës së Jashtme Josep Borrell në Moskë, i konsideruar gjerësisht si një dështim.

BE vendosi sanksione ndaj një sërë individësh, përfshirë aleatët e ngushtë të Presidentit rus Vladimir Putin, përsëri në tetor pas helmimit të kritikut  opozitar me agjentin nervor Novichok të epokës Sovjetike. Rusia u përgjigj me sanksionet e saj individuale dhe dëbimin e tre diplomatëve të BE, e cila u njoftua gjatë udhëtimit të Borrell.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:22
Burgosja e liderit opozitar Alexei Navalny dhe shtypja e protestave/ BE bie dakord për sanksione të reja kundër Rusisë

Arrestimi dhe burgosja e liderit opozitar dhe kritikut të Kremlinit Navalny, ka nxitur ministrat e jashtëm të BE të bien dakord për sanksione të reja kundër Rusisë. Përgjegjësit përballen me ngrirjen e pasurive dhe ndalime hyrjeje në BE.

Ministrat e jashtëm të BE kanë nisur sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të mënyrës së veprimit kundër kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny. Në parim është rënë dakord për të marrëë masa të reja ndëshkimore, raportojnë disa media, duke iu referuar diplomatëve.

Sipas kësaj, i Ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell do të hartojë një listë të të prekurve, që janë përgjegjës për burgosjen dhe dënimin e Naëalnyt. Masat ndëshkuese do të përfshijnë ngrirjen e pasurive dhe ndalimet e hyrjes në BE dhe do të hyjnë në fuqi javët e ardhshme.

Para se të ndodhë kjo, për sanksionet duhet të vendosen në mënyrë specifike përsëri. Vetëm atëherë do të publikohen emrat e njerëzve kundër të cilëve drejtohen sanksionet. Prokurori i Përgjithshëm, Igor Krasnoë dhe shefi i komitetit hetimor Alexander Bastrykin me sa duket po diskutohen si persona të prekur. Përmenden edhe emrat e shefit të shërbimit të burgut, Aleksandër Kalashnikov si dhe i shefit të Gardës Kombëtare, Viktor Solotov.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja