Marrëveshja Aukus, pakti historik i sigurisë kundër Kinës: SHBA, Britania e Madhe dhe Australia bien dakord për projektin e nëndetëseve bërthamore

Një vit pasi u përfol ngjeshur për marrëveshjen AUKUS mes SHBA, Britanisë së Madhe dhe Australisë, janë zbuluar detaje të reja nga plani 3-palësh kundër Kinës. SHBA, Britania e Madhe dhe Australia kanë zbuluar detaje të planit të tyre për të krijuar një flotë të re nëndetësesh me energji bërthamore, që synon të kundërshtojë ndikimin e Kinës në rajonin Indo-Paqësor.

Pakti, i njohur si ‘Aukus’, do të mbulojë gjithashtu inteligjencën artificiale, teknologjitë kuantike dhe internetin.

Të tre vendet janë të shqetësuar për fuqinë në rritje të Kinës dhe praninë ushtarake në Indo-Paqësorin.

Sipas paktit Aukus, Australia do të marrë nëndetëset e saj të para me energji bërthamore, të paktën tre, nga Uashingtoni. Aleatët do të punojnë gjithashtu për të krijuar një flotë të re duke përdorur teknologjinë më të avancuar, duke përfshirë reaktorët Rolls-Royce të prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar. Pekini ka kritikuar ashpër marrëveshjen e rëndësishme detare.

Ministria e saj e jashtme i akuzoi se tre shtetet ishin duke iu afruar gjithnjë e më tepër rrugës së gabimit dhe rrezikut.  Misioni i Kinës në OKB kishte akuzuar më herët gjithashtu aleatët perëndimorë për frenim të përpjekjeve për mospërhapjen bërthamore.

Por presidenti i SHBA Joe Biden tha se marrëveshja kishte për qëllim forcimin e paqes në rajon dhe theksoi se nëndetëset do të jenë "me energji bërthamore, jo të armatosura bërthamore".

Duke folur së bashku me kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar dhe Australisë - Rishi Sunak dhe Anthony Albanese - në San Diego të Kalifornisë, Biden tha se marrëveshja nuk do të rrezikonte angazhimin e Australisë për të qenë një vend pa armë bërthamore.

Për Australinë, ky është një përmirësim i madh i aftësive ushtarake të aleatit të SHBA-së. Vendi bëhet vetëm i dyti pas Britanisë së Madhe që merr teknologjinë elitare të shtytjes bërthamore të Uashingtonit.

Nëndetëset do të jenë në gjendje të operojnë më tej dhe më shpejt se flota ekzistuese e vendit me motorë me naftë dhe Australia gjithashtu do të jetë në gjendje të kryejë sulme me rreze të gjatë kundër armiqve për herë të parë.

Sipas marrëveshjes, marinarët e marinës australiane do të dërgohen në bazat e nëndetëseve të SHBA dhe Britanisë së Madhe nga ky vit për të mësuar se si të përdorin nëndetëset me energji bërthamore.

Nga viti 2027, SHBA dhe Britania e Madhe do të bazojnë gjithashtu një numër të vogël nëndetësesh bërthamore në Perth, Australia Perëndimore, përpara se Canberra të blejë tre nëndetëse të klasit Virginia të modelit amerikan në fillim të viteve 2030 - me opsione për të blerë dy të tjera.

Pas kësaj, plani është që të projektohet dhe të ndërtohet një nëndetëse tërësisht e re me energji bërthamore për marinën e Mbretërisë së Bashkuar dhe Australiane - një model që quhet SSN-AUKUS. Kjo anije sulmuese do të ndërtohet në Britani dhe Australi sipas një dizajni britanik, por do të përdorë teknologji nga të tre vendet.

Kujtojmë se pakti Aukus e ka zanafillën prej pothuajse gati 1 vit e gjysmë, çka nxiti tensione jo vetëm nga Pekini por edhe nga Franca, e cila aso kohe u tërhoq nga një marrvëveshje me shumë vlerë nëndetësesh me Australinë. Biden aso kohe veproi me diplomaci dhe mundësoi një takim ballë për ballë mes krerëve të dy shteteve, duke ulur agresionet. Por në fakt, problemi më i madh është Kina. Rreziku është edhe më i madh tashmë që kemi një betejë të ashpër në dyert e Evropës pas pushtimit rus, dhe një aleancë të hapur mes Kinës, Rusisë, Indisë, Bjellorusisë dhe mospajtimin e Serbisë për të sanksionuar Federatën Ruse. Aktualisht, tryezat e rrumbullakëta janë duke u përballur me një politikë gjithnjë e më të vështirë për t’u menaxhuar./Përktheu dhe përshtati Shqiptarja.com.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mbi rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve

Droga shqetësim në qarkun e Lezhës! Përgjatë vitit të kaluar mbi 63 mbi rrënjë kanabis, Prefekti: Nuk do të ketë tolerime ndaj kultivuesve