Marrëveshja bërthamore, Trump: Irani do të ketë pasoja të ashpra nëse nis prodhimin e armëve
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin të mërkurën se do të ndeshej me "pasoja shumë të rënda" nëse do të fillonte prodhimin e armëve bërthamore pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja ndërkombëtare.
Presidenti i SHBA, Donald Trump
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Iranin të mërkurën se do të ndeshej me "pasoja shumë të rënda" nëse do të fillonte prodhimin e armëve bërthamore pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja ndërkombëtar e vitit 2015, që kishte si qëllim ndalimin e programit bërthamor të Teheranit.
Në komentet që bëri në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara "brenda një periudhe të shkurtër kohore" do të vendosin sanksionet ekonomike ndaj Iranit, në një përpjekje për të detyruar Teheranin që të negociojë kushte të reja mbi marrëveshjen, provat e tij me raketa balistike dhe praninë ushtarake në Siri, Jemen dhe rajone të tjera në Lindjen e Mesme.
Presidenti amerikan akuzoi Iranin për krijimin e "skenave destabilizuese dhe vdekjeprurëse" në rajon.
"Ne do të arrijmë një marrëveshje shumë të mirë ose nuk do të ketë fare marrëveshje," tha ai.
Presidenti Trump vazhdoi ta sulmonte marrëveshjen bërthamore që Teherani arriti me Shtetet e Bashkuara nën udhëheqjen e paraardhësit të tij, Barak Obama, duke e quajtur atë një "marrëveshje të tmerrshme që nuk duhet të ishte bërë kurrë".
Komentet e Presidentit Trump erdhën pak kohë pasi pesë fuqitë e tjera nënshkruese: Gjermania, Britania, Franca, Rusia dhe Kina shprehën përkushtimin e tyre ndaj marrëveshjes bërthamore me Iranin./VoA
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68.2%
-
Të gabuar
21.1%
-
Nuk kam mendim
10.7%
Vota total: 513
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Resorti nga Kushner në Sazan/ Muça: Imazh në interes të Shqipërisë! Nga Ballkani, vetëm Rama do jetë në ceremoninë e betimit të Trump
15 Janar, 22:42
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
'Bën biznes vetëm me arabët', Rama i përgjigjet komentuesit: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë
15 Janar, 18:29
-
Marrëveshje Hamas-Izrael pas 467 ditësh luftë! Shtëpia e Bardhë e konfirmon! Katari: Armëpushim që nga e diela! Festë në Gaza (VIDEO)
15 Janar, 18:21
-
Biden para fjalimit të lamtumirës: Shpirti i Amerikës është në rrezik
15 Janar, 15:57
-
Kosova mbyll institucionet paralele serbe në 10 komuna, Ambasada e SHBA-së: Në kundërshtim me këshillat tona, mund të minohet e ardhmja euro-atlantike
15 Janar, 15:46
-
Trump, plane për krijimin e një agjencie për mbledhjen e tarifave
15 Janar, 15:18
-
Frrok Çupi: Mot i keq, apo bukuri e zorshme?!
15 Janar, 15:09
-
Michelle Obama ‘thyen’ traditën, ish-zonja e parë nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trump si president i SHBA-së
15 Janar, 14:58
-
Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni
15 Janar, 14:25
-
Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit
15 Janar, 13:57