Marrëveshja mes Shqipërisë dhe kompaninë Çeke për kalimin e pronësisë së ÇEZ- Shqipëri tashmë ka marrë formë përfundimtare duke u botuar në fletoren zyrtare. Marrëveshja parashikon detyrimin e të gjitha palëve si dhe heqjen dorë nga proceset gjyqësore ku secila nga palët ishte futur.

Ndërkohë nga shtatori do të veprohet me transferimin e menjëhershëm në favor të shtetit shqiptar të 76 % të aksioneve të shoqërisë, të cilat zotërohen nga CEZ a.s. Në këtë mënyrë shteti shqiptar merr pronësinë e plotë.