"Marrëveshja e 2017 ishte kriminale", Mediu: Fola me Bashën për ndryshimin e sistemit, më tha nuk pranon Rama listat e hapura (VIDEO)

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu e konsideroi marrëveshjen e 17 majit 2017 mes Ramës dhe Bashës deri në kriminale. Në studion e lajmeve në Report TV me gazetarin, Mediu u shpreh se përgjegjësia e Bashës është që i besoi kundërshtarit.

Mediu u shpreh se në 2017 shumë personalitetet të Partisë Demokratike u zëvendësuan me persona pa integritet.

"Në 2017 u bë një marrëveshje që u konsiderua nga përmbajtja e bukur dhe e këndshme, por nga mënyra e implementimit shumë e trishtueshme dhe do të thoja kriminale. Kjo nuk është përgjegjësi e zotit Basha. Përgjegjësia e zotit Basha shkon deri në pikën për të besuar kundërshtarin politik. Nuk është ndonjë mëkat kaq i madh. Mënyra si veproi kundërshtari ishte kundër interesave të Shqipërisë. Mendoj se ka nevojë për reflektim. Jo çdo individ që rri afër mund të jetë pjesë e kuvendit pa konkurruar. Në këtë pikëpamje PD ka shumë personalitet që ngelën jashtë në 2017 dhe u zëvendësuan nga persona që nuk kanë treguar as formim as integritet. Kjo është përgjegjësi e të gjithëve", deklaroi Mediu.  

Listat e hapura ka qenë një çështje që partitë e vogla kanë insistuar, madje Mediu thotë se këtë ia ka kërkuar edhe drejtpërdrejt Bashës, por i ka thënë se ndryshimin e sistemit nuk e pranon kryeministri Rama.

"E kam ngritur këtë çështje në emër të PR, e kam folur edhe me zotin Basha.  Nuk është se Basha ka qenë kundër, por ka argumentuar se Rama nuk pranon të ketë lista të hapura.  Nuk shkon tek ideja e ndryshimeve kushtetuese dhe për të shmangur këtë handikap u la që të diskutohej në momente të fundit. Por duket që nuk ka diskutime për lista të hapura, por as për ndërtimin e koalicioneve brenda koalicionit që propozoi PR me disa parti të tjera. Pra ka një diskutim që të ngelet miratimi i reformës në kuadër teknik që ka të bëjë me identifikimin biometrik, një zv/komisioner që emërohet nga opozita, riorganizimi i KQZ i kontrolluar nga palët, ka të bëjë me  mënyrën e funksionit të komisioneve vendore deri pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, financimi i partive politike. Unë mendoj që problemet zgjedhore nuk kanë ardhur nga ligji, por nga vullneti politik", u shpreh kreu i Partisë Republikane.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:23
A duhet të largohet Basha nëse dështon në 2021? Deklarata e fortë e Mediut: Nëse nuk fitojmë largohem vetë (VIDEO)

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu bëri të ditur se nëse në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021 do të humbasin, ai do të largohet nga drejtimi i kësaj force politike.

"Unë do t'i kërkoj largimin vetes time, jo zotit Basha. Pastaj se çfarë bën zoti Basha është çështja e zotit Basha. Unë do mbaj qëndrim në raport me veten time dhe Partinë Republikane, pastaj se çfarë bën PD është çështje e PD", tha Fatmir Mediu për gazetarin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ERP: 02/07/2020 07:49

    Cfare eshte kriminale eshte qe ti nuk je perballur akoma me drejtesine dhe je akoma ne politike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Balluku i shmanget interpelancës me Shehajn! Spiropali: Është jashtë! Zv.kryeministrja shfaqet në sallë

FOTO/ Balluku i shmanget interpelancës me Shehajn! Spiropali: Është jashtë! Zv.kryeministrja shfaqet në sallë