Marrëveshja e 2017, Rama tregon pse nuk dolën në konferencë për shtyp me Bashën: Më kujtohet kur më the 'më jep fjalën që s'do qeshësh kur të dalim jashtë'

Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama ka zbuluar se përse ai dhe Lulzim Basha nuk dolën në një konferencë për shtyp pas arritjes së marrëveshjes në vitin 2017. Sipas Ramës, Basha i kishte kërkuar atij t'i jepte fjalën se nuk do të qeshte kur të dilnin jashtë.

"Kur ti thua të gjitha ato që thua, unë pavarësisht se me eksperiencën, moshën, prap unë ai jam. Kur the mbaja sytë për tokë, mu kujtua pse nuk dolëm në konferencë shtypi pasi mbaruam marrëveshjen, sepse më thoshe më jep fjalën që nuk do qeshësh kur të dalim jashtë. Se çdo gjë ok, por nuk e duroj dot humorin tënd. E vë re që edhe kur flet, edhe për vulgaritet, ti konsideron gabimisht vulgaritet një gjë që s'ka lidhje fare me vulgaritetin, por mënyrën e komunikimit me njerëzit real, po ti njeh shumë pak njerëz real. Duhet të ketë një arsye pse pastaj kur vjen puna te vota, ti merr aq sa merr dhe të jesh i sigurt që nuk është masakra zgjedhore. Mos më tërhiq në duele të pamundura për ty, mos i hy rrugës të bësh humor, se nuk di", tha Rama.  

17 Maji i vitit 2017 është data që hyri në historinë e politikës shqiptare. Takimi Rama-Basha erdhi pasi kjryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha qëndroi në 90 ditë në çadrën e hapur para kryeministrisë duke kërkuar me këmbëngulje krijimin e një qeverie tranzitore që të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme. Por gjithçka përfundoi me atë marrëveshje që e futi PD-në në një bashkëqeverisje për disa muaj me socialistët. 


Lajmi kryesor:

Me 76 vota pro, Kuvendi miraton pr.buxhetin e 2022! Basha: Në këtë sallë ka kriminelë të organizatave mafioze! Rama sqaron 'Balonë Tabake', i përsërit PD ftesën për bashkëpunim: E kuptoj që keni tension, por pa ne s'bëni dot asgjë


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim