Marrëveshja e Detit, Kotzias sërish në Tiranë, vjen të martën

Marrëveshja e Detit, Kotzias sërish në Tiranë, vjen të martën

Nga takimi i fundit i Bushatit me Kotzias

Pavarësisht dështimit të takimit të dy kryeministrave në Korçë për Pashkët Ortodokse, Edi Rama dhe Aleksis Tsipras, bisedimet midis Shqipërisë e Greqisë vazhdojnë të jenë intensive. Për këtë arsye ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias do të vijë sërish të martën në Tiranë. Pa kaluar një javë nga vizita e fundit, kryediplomati grek do jetë përsëri në kryeqytetin shqiptar. 

Lajmi bëhet i ditur nga mediat greke. Sipas tyre vizita e Kotzias do të jetë në kuadrin e një turneu dy ditor në disa vende të të Ballkanit. Ministri i Jashtëm grek do të vizitojë për dy ditë Shqipërinë, Kosovën, Serbinë e në fund Shkupin. Takimi i fundit me ministrin shqiptar Ditmir Bushati nuk pati rezultatet, kjo pasi Kotzias vuri kusht që në tryezën e bisedimeve të mos përmendej termi Çamëri. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I pervutshmi: 06/04/2018 22:36

    O Ditmiro fol me Edin edhe thuaj qe ka thene Alexis, po pati mundesi ta takoje Recepin se na i ka blloku 2 anijet qe i nisem per lufte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë